Ballina Kronika Ka humbur 16 vjet më parë, familja kërkon të gjejë Jetmirin

Ka humbur 16 vjet më parë, familja kërkon të gjejë Jetmirin

Ky që shikoni është Jetmir Pepa nga Belshi, i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej vitit 2009.

Vëllai i tij Aliu por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë ndaluar së kërkuari vëllain e tyre, por deri më sot që kanë kaluar 16 vite nga kontakti i fundit, ata nuk kanë mundur ta gjejnë dot.

Familjarët e kanë kërkuar në emisione të ndryshme televizive, e kanë kërkuar nëpërmjet policisë, por pa asnjë rezultat.

“Kontakti i fundit ka qenë në vitin 2009. E kam kërkuar në emisione, thoshin njerëzit “e pamë këtu”, “e pamë atje”, por asgjë nuk dimë për të. Shteti na mban me gënjeshtra. Nëse është e mundur publikojeni këtë foto”, shkruan vëllai me shpresën e pashuar se një ditë do bashkohet me Jetmirin.

Jetmiri mbaroi studimet e larta për “Menaxhim Ndërtimi” në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Pas studimeve ai i tha familjarëve se do të shkonte për të punuar kamarier në një lokal në ‘Qytetin Studenti’ në Tiranë.

Tetova News në YouTube:

Prej asaj kohe çdo kontakt me Jetmirin u ndërpre dhe ai u zhduk pa gjurmë. Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij, numri i familjarëve është ky: +355 68 64 10 804.