Një aksident tragjik me një të vdekur dhe tre të plagosur ndodhi mbrëmjen e djeshme në mbikalimin e Dajlanit në Durrës.
Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme (15 janar) në Durrës.
Mjeti mësohet se drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon.
Nga aksidenti janë dëmtuar gjithashtu dhe dy këmbësorë, shtetasit me iniciale T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.















