Më 17.01.2026, rreth orës 05:45, në SPB Tetovë është paraqitur Xh.M. (37) nga Tetova, e cila ka denoncuar se nga shtëpia është larguar djali i saj i mitur K.M. (11).
Sipas njoftimit, fëmija është larguar në rrethana ende të paqarta, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masa dhe veprime nga ana e policisë për gjetjen e tij.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të miturit, ta paraqesin atë në stacionin më të afërt policor ose në numrat zyrtarë të policisë.















