Sipas Péter Magyar, ishte një moment hiri historik si ai i së dielës, 1848 dhe 1956. “Le të jetë kjo ditë edhe data e artë e lirisë hungareze. Fitorja e hungarezëve mbi ata që i tradhtuan. Le të jetë kjo fitorja e të gjithë hungarezëve”, u tha ai simpatizantëve të tij, duke shtuar se fitorja zgjedhore është një fitore e ndritshme dhe e mrekullueshme për të gjithë hungarezët.
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Hungarezë,
e bëmë!
Tisza dhe Hungaria i fituan këto zgjedhje.
Jo pak, por shumë,
madje, shumë-shumë.
Së bashku e rrëzuam sistemin e Orbanit,
së bashku e çliruam Hungarinë,
e rimorëm vendin tonë.
Ju faleminderit, ju faleminderit. Pa ju, kjo nuk do të kishte qenë e mundur.
Fitorja jonë
nuk duket nga Hëna,
por nga çdo dritare hungareze.
Qoftë ajo e një shtëpie të vogël në fshat,
apo e një pallati të lartë në qytet, në krahinë,
nga çdo dritare hungareze duket.
Ju faleminderit shumë.
Në historinë e Hungarisë, kurrë më parë kaq shumë njerëz nuk kishin votuar,
dhe asnjë parti nuk kishte marrë kurrë një mandat kaq të fortë,
sa Tisza.
Ju faleminderim për ato rreth 3.3 milion vota,
me të cilat sot morëm një mandat historik:
një atdhe funksional dhe njerëzor për të gjithë ne,
për çdo hungarez.
Tisza jo vetëm që e fitoi këtë zgjedhje, por gjithçka tregon se
ky mandat bën të mundur që tranzicioni të jetë sa më efikas,
sa më paqësor dhe sa më i qetë.
Me zemër mirënjohëse, ju falenderoj të gjithë 3.3 milionëve që na dhjetë besimin.
Dua të falënderoj familjen time,
djemtë e mi, falenderoj bashkëpunëtorët e mi,
falenderoj, falenderoj mbi 5000 vullnetarët tanë
për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë dy viteve.
Falenderoj kandidatët tanë, ekspertët tanë, dhe çdo hungarez
që përkrahu në çfarëdo mënyre ndryshimin e sistemit.
Sot, të dashur miq, ju bëtë një mrekulli.
Sot Hungaria shkroi histori.
Mirëmbrëma, Hungari!

Sot mbrëma i treguam të gjithëve:
“Edhe pse lart është galera, e poshtë vërshon uji,
megjithatë, uji është zot.”
E bëmë të gjitha këtë kundër erës së fortë,
ashtu siç e thamë shumë herë, si miliona “Ludas Matyi”,
fituam, edhe pse partia shtetërore
hodhi kundër nesh të gjithë aparatin e saj.
Në mënyrë që të kujtonte shtetin partiak, u përpoq të shkatërronte Tiszën me shërbimet sekrete,
me qindra miliarda.
Por kjo është një faj mbi të cilin sot populli hungarez dha gjykimin e tij.
Sot e vërteta triumfoi mbi gënjeshtrën.
Sot fituam
sepse ju, populli hungarez, nuk pyetët “çfarë mund të bëjë atdheu për ju”,
por ju pyetët:
“Çfarë mund të bëni ju për atdheun tuaj?”
Dhe jo vetëm që e pyetët, por gjetët edhe përgjigjen,
madje jo vetëm që e gjetët, por edhe e vutë në vepër atë që atdheu kërkoi.

Hungarezët sot i thanë JO gënjeshtrës,
JO mashtrimit,
dhe JO tradhtisë.
Të dashur miq, dy vjet më parë disa njerëz u nisën,
dhe në betejën e Davidit kundër Goliatit, fitoi dashuria.
Ju faleminderit që ndoqët këshillën biblike:
“Mos kini frikë!”
Ne nuk kemi frikë. Nuk kemi frikë.
Ju faleminderit që besuat se mund të bëhej,
ju faleminderit që besuat se mund të ndryshojmë fatin tonë,
ju faleminderit që besuat se historinë tonë e shkruajmë ne vetë, hungarezët.
Faleminderit, faleminderit, faleminderit.

Sa herë dhe sa njerëz na thanë:
“Nuk ia vlen të shkosh në krahina, nuk ia vlen dhe nuk mund të dalësh nga kryeqyteti.”
Sa herë dëgjuam se duhet të biem dakord me opozitën e Tij Madhërisë,
se duhet të bëjmë marrëveshje,
sepse ndryshe nuk mundet.
Por jo! Sot ju i treguat të gjithëve se
PO MUNDET.
Miq, siç thoshte edhe Lajos Kossuth:
“Logjika e historisë ndonjëherë ecën ngadalë për një kohë të gjatë,
ndonjëherë në një minutë hedh shekuj me radhë.
Hedh hapa aq të mëdhenj, sa që ai me sy të shkurtër thotë se është rastësi.”
Ka, ka momente të tilla faljeje në historinë hungareze.
I tillë ishte 15 Marsi 1848,
i tillë ishte 23 Tetori 1956,
dhe po, le ta themi me guxim:
i tillë moment faljeje është edhe kjo e sotmja, e 2026-ës.

Le të bëhet edhe kjo ditë një datë e artë e lirisë hungareze.
Jo fitorja e një partie mbi një tjetër,
por fitorja e hungarezëve mbi ata që i tradhtuan,
fitorja e lirisë mbi shtypjen,
fitorja e së vërtetës mbi gënjeshtrën.
Le të jetë kjo fitorja e çdo hungarezi,
edhe e atyre që votuan për Tiszën, por edhe e atyre që nuk votuan për Tiszën.
Po, fitorja e ndritshme dhe e mrekullueshme e çdo njeriu hungarez.
Hungari, o Hungari!
Çdo hungarez në zemrën e tij e ndjen se kjo është një fitore e mrekullueshme e përbashkët.
Fitore, sepse vendi ynë vendosi dhe dëshiron të jetojë përsëri.
Dëshiron të jetë përsëri një vend evropian.
Një vend që nuk është vasal i askujt.
Një vend ku vlen performanca.
Një vend ku të gjithë mund të jenë qytetarë hungarezë.
Një vend në të cilin qytetarët e tij mund të mbështeten tek shteti.
Një vend ku të gjithë kanë të drejtë në kujdes shëndetësor të përshtatshëm, arsim cilësor,
fëmijëri të lumtur dhe pleqëri të denjë.
Një vend ku askush nuk stigmatizohet pse mendon ndryshe nga shumica,
askush nuk stigmatizohet nëse beson në diçka tjetër nga shumica.
Një vend ku nuk ka rëndësi kush i njeh kë, por çfarë njeriu je.
Një vend ku mund të jetojmë përsëri të gëzuar dhe të qetë.
Një vend ku më në fund mund të kthehesh në shtëpi.

Të dashur bashkëatdhetarë që jetoni jashtë,
ju faleminderit që votuat me mijëra në përfaqësitë diplomatike.
Ju faleminderit, faleminderit, faleminderit!
Ju kërkoj: ejani në shtëpi, kthehuni sa më shumë që të jetë e mundur,
sepse çdo hungarez nevojitet. Detyra është e madhe,
por ne hungarezët i duam sfidat e mëdha.
Një vend ku policia, ushtria dhe shërbimi sekret
i shërbejnë vetëm popullit hungarez.
Një vend ku shteti kujdeset për ata më të pambrojturit,
një vend që ndihmon në integrim,
një vend që kujdeset për çdo hungarez.
Ne duam një Hungari që i do qytetarët e saj, i respekton dhe kujdeset për ta.
Të nderuar bashkëatdhetarë, ne kemi jetuar këtu për 1100 vjet,
në këtë mrekulli të Basenit Karpate,
në këtë vend që për ne është më i bukuri në glob.
Malet më të bukura, lumenjtë më të bukur,
liqenet më të bukur, fushëgropa, Bakony, Börzsöny, Bükk,
Somló, Homokhátság, Alpokalja, Mátra dhe Fertő.
Vendi ynë, shtëpia jonë, gjithçka jonë, varri i të parëve tanë,
e ardhmja e fëmijëve tanë, e nipërve tanë,
ëndrrat tona, përrallat tona, lutjet tona, gjuha e nënës sonë.
Gjithçka që na bën njerëz buron nga këtu.
Nga dashuria jonë për atdheun.

Është e mrekullueshme të jesh hungarez sot.
Të gjithë dëshirojnë paqe, ribashkim kombëtar,
një Hungari funksionale dhe njerëzore.
Në këtë rrugë nisemi sot.
Qeveria Tisza do të përfaqësojë çdo hungarez,
sepse – dhe tani e them ngadalë –
kjo është detyra e çdo qeverie hungareze.
Nuk mund dhe nuk duhet të bëhet dallim midis hungarezit dhe hungarezit, të ndahet dhe të nxehet,
sepse kjo është mëkat.
Po vërshon Tisza, po vërshon.
Populli hungarez sot i tha një “PO” të madh dhe shumë të vendosur:
ai që kryen një mëkat të tillë, që ndan popullin e tij,
duhet të largohet nga pushteti.
Hungarezët sot i thanë PO Evropës, PO Hungarisë së lirë,
PO që ne t’i përfaqësojmë, t’i ndihmojmë, ta rregullojmë vendin,
sepse kjo është detyra e çdo qeverie hungareze.

Të nderuar bashkëatdhetarë, jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë
dhe për detyrën e jashtëzakonshme që na pret.
Ju kërkoj: sot festoni,
të gëzuar dhe të qetë.
Nesër, së bashku, i hyjmë punës,
sepse shërimi i plagëve, pastrimi i rrënojave
që shkaktuan dekadat e fundit, do të jetë detyrë e përbashkët e të gjithë neve.
Ju kërkoj: ejani me ne në këtë rrugë.
E dimë, e dimë se ky mandat që morëm sot është i paparë.
E dimë se sot na votuan edhe ata që nuk do ta kishin besuar kurrë se do të na mbështesnin.
E dimë dhe mund të premtoj vetëm një gjë:
çdo ditë do të punojmë që ta meritojmë këtë besim të dhënë paraprakisht.
Në çdo minutë, në çdo sekondë.
Ne morëm mandat për të rregulluar vendin tonë,
morëm mandat për të ndërtuar një Hungari funksionale dhe njerëzore,
për të shëruar plagët e atdheut tonë të dashur.
Do të jetë e vështirë. E dimë se problemi është i madh.
I shohim numrat, shohim çfarë i bëri paraardhësi ynë ekonomisë hungareze,
çfarë i bëri sistemit shëndetësor,
arsimit, mbrojtjes së fëmijëve, rendit dhe sigurisë, apo transportit.
Punë e madhe, shumë e madhe na pret,
por të paktën dëmtimin e kemi ndalur tashmë.
E ftoj kryeministrin që po largohet që nga sot të veprojë si qeveri e përkohshme
dhe të mos marrë asnjë vendim që do të lidhte duart e qeverisë së ardhshme,
të qeverisë Tisza.
Nëse gjatë periudhës së tranzicionit, që shpresojmë të jetë e shkurtër, lind ndonjë vendim apo çështje serioze që prek kombin,
le të më kërkojnë mua lirisht. E dinë numrin tim të telefonit.
Sot, populli hungarez vendosi për ndryshimin e sistemit.
Prandaj, ata që ishin pjesë e sistemit, shtyllat e tij, kukullat e tij,
duhet të largohen nga jeta publike.
I bëj thirrje Presidentit të Republikës që të më ftojë menjëherë mua,
si kryelistin e partisë fituese, për të formuar qeverinë,
dhe pas kësaj, të largohet nga posti i tij me aq dinjitet sa i ka mbetur.
Të njëjtën gjë i kërkoj të gjitha kukullave
që qeveria e Orbanit i vendosi mbi qafën e popullit gjatë 16 viteve të fundit.
I bëj thirrje kryetarit të Gjykatës së Lartë të largohet, kryetarit të Zyrës Kombëtare Gjyqësore të largohet.
Ne do t’i dëbojmë, sepse ky sistem që pushtoi vendin tonë,
institucionet tona, zyrat tona të pavarura,
KA MARRE FUND.
Ka marrë fund, ka marrë fund.
Dhe menjëherë pas largimit të tyre, në posedim të shumicës dy të tretat për ndryshimin e kushtetutës,
do të rivendosim sistemin e frenave dhe balancave,
do të bashkohemi me Prokurorinë Evropiane,
do të garantojmë liritë.
Hungaria do të jetë përsëri e fortë, një aleate që përfaqëson interesat hungareze,
sepse vendi ynë për 1000 vjet ka qenë, është dhe do të jetë në Evropë.
Do ta rindërtojmë dhe do ta vendosim në baza të forta, dhe
nëse është e mundur, do të zgjerojmë edhe bashkëpunimin e Visegrádit.
Në frymën e kësaj, udhëtimi im i parë do të jetë në Poloni,
për të forcuar miqësinë shekullore polako-hungareze.
Udhëtimi i dytë do të jetë në Vjenë, dhe i treti në Bruksel,
për të sjellë në shtëpi fondet evropiane që i takojnë popullit hungarez.
Por ajo që është më e rëndësishmja:
të ulur në karrigen e Lajos Batthyány, si kryeministër,
do të përfaqësoj çdo hungarez në Basenin Karpate dhe në mbarë botën.
Vëllezërit tanë hungarezë jashtë kufijve do të mund të mbështeten tek qeveria Tisza po aq sa ata në atdhe.
Bashkëatdhetarë, sapo bisedova në telefon me kancelarin gjerman,
presidentin francez, presidentin e Partisë Popullore Evropiane, presidenten e Komisionit Evropian,
kryeministrin kroat dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
Më presin për t’u rikthyer thirrjet e dhjetëra liderëve evropianë dhe të tjerë,
dhe mund të premtoj se nesër do të fillojmë punën e përbashkët me ta,
do të rindërtojmë lidhjet tona aleate,
dhe me fqinjët do të zgjidhim çështjet e diskutueshme.
Miq, ka ardhur koha të rregullojmë dhe korrigjojmë gabimet e paraardhësve tanë,
ka ardhur koha që më në fund të mos kemi nevojë të bëjmë kompromise të vogla por vrastare.
Do t’i korrigjojmë gabimet, do të mbushim llogoret e hapura artificialisht.
Por ka edhe një gjë tjetër.
Tani e tutje, nuk do të jemi më një vend pa pasoja.
Ata që tradhtuan vendin, ata që e grabitën atë,
duhet të marrin përgjegjësinë.
Qeveria Tisza do të çlirojë sistemin e drejtësisë,
do të krijojë Zyrën e Rikuperimit dhe Mbrojtjes së Pasurisë Kombëtare.
Në këtë zyrë do të punojnë juristët dhe hetuesit më të mirë të vendit,
dhe ju premtoj se do të kenë sukses.
Kurrë më nuk do të jemi një vend pa pasoja.
Përgatituni, Zoti Bence Szabó, kapiten, Zoti Szilveszter Pálinkás, kapiten,
pushim nuk do të ketë shumë.
Nesër fillojmë.
Të rinj hungarezë, më lejoni t’ju flas veçmas.
Ju faleminderit që sollët përsëri shpresën për ndryshim,
shpresën për një Hungari njerëzore dhe të guximshme.
Ju lëvizët dhe treguat se çfarë do të thotë të thuash “NUK”.
Shpesh ju tregova, të dashur të rinj, këto javët e fundit, një histori për një gozhdë të keq të goditur.
Epo, tani mund të mbështeteni tek ne.
E dinit se nuk do t’i linim pensionistët tanë të varfëroheshin më tej,
nuk do të lejonim që urrejtja të shkatërronte familjet.
Ju faleminderit, ju faleminderit, dhe e dimë se çfarë do të thotë mandati juaj.
Faleminderit, faleminderit.
Të dashur bashkëatdhetarë tanë që votoni për Fidesz,
e di, e di se jeni të zhgënjyer sot,
e di se është e vështirë të përballesh me humbjen, sidomos një humbje të madhe dhe të merituar.
E di se ndoshta jeni të zemëruar me ne, ndoshta edhe personalisht me mua,
sepse të jesh në opozitë është e vështirë.
Pak më shumë se një orë më parë,
më thirri kryeministri që po largohet, Viktor Orbán.
Më thirri Viktor Orbán
dhe më uroi për fitoren tonë.
Atij, Viktor Orbán, i thashë se të ulesh në karrigen e Lajos Batthyány
është nderi më i madh për një hungarez,
përgjegjësia më e madhe, detyra më fisnike.
Dhe i thashë gjithashtu se tani e tutje, ne mbajmë përgjegjësi të përbashkët
që nesër të fillojmë të ribashkojmë atdheun tonë të dashur,
Hungarinë.
Të dashur votues të Tiszës, të dashur 3.3 milionë votues të Tiszës,
ju kërkoj: ndjeni përgjegjësinë që sjell rezultati i sotëm.
Ju kërkoj që të zgjasni dorën që nesër.
Le ta fillojmë punën e gjatë dhe të vështirë të pajtimit që nesër.
Jo me fajtorët, sepse ata duhet të përgjigjen,
por me hungarezët.
Hungarezë, ky është vendi i Imre Nagyt.
Ky është atdheu i Albert Szent-Györgyit, Sándor Márait,
i Öcsi Puskás, Magda Szabó, Alfréd Hajós,
dhe Péter Esterházy.
Ky është atdheu ynë i përbashkët.
Dhe ky atdhe ynë i përbashkët tani e tutje është përsëri i çdo hungarezi.
Sepse nuk ka hungarez më të mirë apo më të keq, ka vetëm hungarez.
Dhe tani e tutje, ky vend është i LIRË.
Dhe tani, pasi falënderova edhe një herë të gjithë për punën e tyre të jashtëzakonshme dyvjeçare,
pasi falënderova çdo bashkëatdhetar hungarez që mori pjesë në këtë zgjedhje fatale,
pasi falënderova për mbështetjen tuaj,
si përmbyllje, më lejoni të kujtoj me gjithë zemër fjalët e kryeministrit të parë të zgjedhur lirisht të Hungarisë:
“Unë shërbej dhe do të shërbej për aq kohë sa kombi ka përfitim prej saj.”















