Ballina Aktualitet Kamerat në Ohër dhe Strugë do të aktivizohen në prag të sezonit...

Kamerat në Ohër dhe Strugë do të aktivizohen në prag të sezonit turistik

Në Ohër dhe Strugë po vendosen 40 kamera komunikacioni nga sistemi “Qytet i Sigurt”, i cili për momentin ndodhet në fazë të testimit teknik dhe shkeljet ende nuk sanksionohen.

Kamerat po vendosen në disa lokacione, mes tyre në rrethrrotullimet në hyrjet e Ohrit dhe në zonën qendrore të qytetit, ndërsa një pjesë e pajisjeve më herët ishte instaluar edhe në aksin rrugor Ohër-Kërçovë, te Gorenica, Trebenishta, Botuni dhe Novo Sello në Komunën e Debërcës.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, thotë se deri në aktivizimin e plotë të sistemit, policia rrugore vazhdon me kontrolle të shtuara me kamera elektronike mobile, me qëllim rritjen e sigurisë dhe uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion.
Nga policia paralajmërojnë se opinioni do të informohet me kohë për lokacionet e kamerave, për shkeljet që do të sanksionohen dhe për masat për mbrojtjen e të dhënave personale. Sistemi synon uljen e shpejtësisë së madhe, tejkalimeve të rrezikshme dhe parkimit të parregullt, sidomos në periudhën e rritjes së komunikacionit turistik.