Kur e nisëm këtë rrugë vite më parë, nuk e kemi menduar se një ditë do të vijmë deri këtu. Jo se nuk kemi besuar në idealin tonë, porse e dinim sa e vështirë është të ndryshosh një realitet politik që për shumë vite dukej i paprekshëm.
Sot, duke ju parë të gjithëve këtu, po mendoj për shumë njerëz që kanë qenë pjesë e kësaj rruge që nga dita e parë. Njerëz që kanë besuar në një ide edhe atëherë kur ishte më lehtë të heshtje sesa të flisje. Njerëz që kanë duruar presion, nënçmim, paragjykime dhe megjithatë nuk janë larguar.
Dhe mendoj se pikërisht për këtë arsye, ky kongres ka peshë tjetër. Nuk është thjesht një ngjarje politike. Është moment reflektimi për një rrugë që ka kaluar nëpër shumë sprova dhe që tani po hyn në një etapë të re.
Kur u themelua Lëvizja BESA, shumëkush mendonte se ishte e pamundur të krijohej një alternativë reale politike shqiptare. Sistemi ishte i mbyllur, pushteti dukej i pakapshëm dhe kishte një bindje të përhapur se asgjë nuk mund të ndryshonte.
Por ne besuam ndryshe.
Besuam se politika nuk duhet të jetë pronë e askujt. Besuam se shqiptarët meritojnë më tepër sesa një retorikë të zbrazët. Dhe mbi të gjitha, besuam se populli ynë ka dinjitet dhe nuk duhet të trajtohet si numër vetëm në ditë zgjedhjesh.
Në këtë rrugë kemi bërë gabime, kemi mësuar shumë dhe kemi kaluar nëpër situata të vështira. Por një gjë nuk ka ndryshuar asnjëherë: bindja se ndryshimi është i mundur.
Megjithatë, nuk jemi këtu për të folur për të kaluarën.
Sot është edhe 9 Maji. Ditë që na kujton se popujt ecin përpara kur dinë të bashkohen rreth një ideje më të madhe se vetja. Edhe ne po bëjmë pikërisht atë. Jo për ta harruar rrugën prej nga vijmë, por për të mos mbetur të ndarë në rrugën që kemi përpara.
Sot po marrim një vendim që nuk është i lehtë për askënd që ka investuar vite nga jeta e vet në një subjekt politik. Meqë një parti nuk është vetëm logo apo emër. Një parti bart kujtime, sakrifica, emocione dhe shumë njerëz që kanë besuar në të.
Pikërisht për këtë arsye, vendimi që BESA dhe të gjitha partitë tjera të bëhen pjesë e një projekti më të madh nuk duhet parë si humbje. Përkundrazi. Mendoj se është moment pjekurie politike.
Sepse ka raste kur duhet të dish ta duash më shumë idenë sesa vetveten.
Dhe sot, sinqerisht besoj se shqiptarëve të këtij vendi u duhet pikërisht kjo. Jo fragmentim, por më shumë vetëdije se sfidat që kemi përpara kërkojnë bashkim politik dhe seriozitet.
Të nderuar,
VLEN nuk duhet të jetë thjesht bashkim partish. Nëse mbetet vetëm kaq, atëherë nuk kemi bërë asgjë.
VLEN duhet të bëhet kulturë tjetër politike shqiptare. Më e qetë, serioze, më institucionale dhe e përgjegjshme ndaj qytetarit.
Ne nuk kemi nevojë për politikë që jeton nga zënkat. Shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat.
Prandaj është e rëndësishme të themi edhe se çfarë përfaqësojmë.
Ne jemi parti e qendrës së djathtë. Dhe këtë nuk e themi si diçka që tingëllon mirë në letër. E themi sepse besojmë në disa vlera shumë të qarta.
Ne besojmë në familjen si vendin e parë ku njeriu mëson besimin, përgjegjësinë dhe dashurinë për tjetrin. Besojmë te puna e ndershme, te njeriu që ngrihet herët për ta mbajtur familjen e vet, te sipërmarrësi që rrezikon, krijon dhe nuk pret gjithçka nga shteti. Besojmë në identitetin tonë, në gjuhën, në kulturën, në besimin dhe në ato vlera shpirtërore që na kanë mbajtur bashkë edhe në kohët kur kemi pasur pak mundësi, por shumë dinjitet.
Por po ashtu besojmë edhe në një shtet modern. Në institucione që funksionojnë. Në administratë profesionale. Në drejtësi që është e barabartë për të gjithë, jo nënë për dikë e njerkë për dikë tjetër.
Për ne, shteti nuk duhet të jetë plaçkë. Dhe këtu nuk ka shumë filozofi. Aty ku preket paraja publike, aty duhet të ketë përgjegjësi. Aty ku ka abuzim, duhet të ketë hetim. Aty ku ka faj, duhet të ketë dënim.
Qytetari nuk duhet të ndiejë frikë kur hyn në institucion. Dhe askush nuk duhet të ketë privilegj vetëm sepse është afër pushtetit.
Ne duam shtet që respekton qytetarin pa dallim etnie apo feje, shtet që krijon mundësi dhe shtet që i trajton njerëzit me dinjitet.
Po aq e rëndësishme për ne është edhe decentralizimi.
E them këtë edhe nga përvoja ime si kryetar komune. Qytetari zgjidhjet i kërkon aty ku jeton, në komunën e vet. Prandaj komunat duhet të kenë më shumë kompetenca, por edhe më shumë mjete për t’i kryer detyrat që marrin.
Do të angazhohemi për më shumë autonomi financiare, ndarje më të drejtë të mjeteve, kritere të qarta për investimet kapitale dhe mbështetje për komunat që kanë mbetur prapa në infrastrukturë.
Për komunat shqiptare kjo ka rëndësi të veçantë, sepse aty lidhen arsimi në gjuhën shqipe, kultura, zhvillimi lokal, infrastruktura, rinia dhe cilësia e jetës së qytetarëve tanë.
Por decentralizimi duhet të sjellë edhe më shumë përgjegjësi. Kur qytetari ta ketë komunën më afër, edhe komuna duhet ta ketë qytetarin më afër: ta dëgjojë më shumë, t’i përgjigjet më shpejt dhe ta trajtojë me më shumë respekt.
Të dashur miq,
Besoj se ka ardhur koha që shqiptarët të fillojnë të mendojnë edhe për dekadën që vjen. Për këtë arsye, mendoj se na duhet një vizion i qartë kombëtar për vitet që kemi përpara. Një Agjendë Kombëtare 2036.
Një agjendë që nuk fokusohet te mbijetesa politike, por te jeta dhe zhvillimi.
Nëse duam të jemi faktor real në këtë shtet dhe në rajon, atëherë duhet të flasim më seriozisht për arsimin, për inovacionin, ekonominë, kulturën dhe për identitetin.
Duhet të investojmë në dije. Në shkolla më të mira. Në universitete që lidhen me tregun e punës. Në teknologji, në sipërmarrje dhe në mundësi reale për të rinjtë tanë.
Duhet të ndërtojmë ekonomi ku të rinjtë nuk largohen sepse nuk shohin perspektivë.
Dhe njëkohësisht duhet ta ruajmë identitetin tonë kulturor si vlerë që ecën bashkë me modernizimin.
Ky është vizioni që besoj se duhet ta ketë VLEN.
Një parti që mbron të drejtat shqiptare pa kompleks, por që njëkohësisht flet seriozisht për zhvillim, për shtet funksional dhe për të ardhmen.
Do të jemi konstruktivë kur shteti ecën përpara. Por do të jemi të vendosur kur preket gjuha shqipe, Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe dinjiteti institucional i shqiptarëve.
Të dashur delegatë,
Sot nuk po mbyllet një histori e pesë partive. Po hapet një fazë tjetër e saj.
Dhe rruga që kemi përpara nuk do të jetë e lehtë. Nuk ka qenë as deri sot.
Besoj fuqishëm se me ndihmën e Zotit, me besim te njëri tjetri dhe me popullin para, do t’ia dalim, ashtu siç ia dolëm deri këtu.
Ju faleminderit!
Por, po ashtu, besojmë edhe në një shtet modern, në institucione që funksionojnë, në administratë profesionale, në drejtësi të barabartë për të gjithë – jo nënë për dikë e njerkë për dikë tjetër.
Për ne, shteti nuk duhet të jetë plaçkë. Dhe këtu nuk ka shumë filozofi: aty ku preket paraja publike, aty duhet të ketë përgjegjësi; aty ku abuzohet, duhet të ketë hetim; aty ku ka faj, duhet të ketë dënim.
Qytetari nuk duhet të ndiejë frikë kur hyn në institucione dhe askush nuk duhet të ketë privilegj vetëm sepse është afër pushtetit.
Ne duam shtet që respekton qytetarin pa dallim etnie apo feje; shtet që krijon mundësi dhe i trajton njerëzit me dinjitet.
Po aq i rëndësishëm për ne është edhe decentralizimi. E them këtë edhe nga përvoja ime si kryetar komune: qytetari zgjidhjet i kërkon aty ku jeton, në komunën e vet.
Prandaj, komunat duhet të kenë më shumë kompetenca, por edhe më shumë mjete për t’i kryer detyrat që u janë dhënë. Ne do të angazhohemi për më shumë autonomi financiare, ndarje më të drejtë të mjeteve, kritere të qarta për investime kapitale dhe mbështetje për komunat që kanë mbetur prapa në infrastrukturë.
Për komunat shqiptare, kjo ka rëndësi të veçantë, sepse aty lidhen arsimi në gjuhën shqipe, kultura, zhvillimi lokal, infrastruktura, rinia dhe cilësia e jetës së qytetarëve tanë.
Por decentralizimi duhet të sjellë edhe më shumë përgjegjësi. Kur qytetari e ka komunën afër, edhe komuna duhet ta ketë qytetarin më afër: ta dëgjojë më shumë, t’i përgjigjet më shpejt dhe ta trajtojë me më shumë respekt.
Të dashur miq,
Besoj se ka ardhur koha që shqiptarët të fillojnë të mendojnë edhe për dekadën që vjen. Për këtë arsye, mendoj se duhet një vizion i qartë kombëtar për vitet që kemi përpara – një Agjendë Kombëtare 2036. Një agjendë që nuk fokusohet te mbijetesa politike, por te jeta dhe zhvillimi.
Nëse duam të jemi faktor real në këtë shtet dhe në rajon, atëherë duhet të flasim më seriozisht për arsim, inovacion, ekonomi, kulturë dhe identitet.
Duhet të investojmë në dije, në shkolla më të mira, në universitete që lidhen me tregun e punës, në teknologji, në sipërmarrje dhe në mundësi reale për të rinjtë tanë.
Duhet të ndërtojmë ekonomi ku të rinjtë nuk largohen sepse nuk shohin perspektivë. Dhe, njëkohësisht, duhet ta ruajmë identitetin tonë kulturor si vlerë që ecën bashkë me modernizimin.
Ky është vizioni që besoj se duhet ta ketë VLEN-i: një parti që mbron të drejtat shqiptare pa kompleks, por që njëkohësisht flet seriozisht për zhvillim, për shtet funksional dhe për të ardhmen.
Jemi këtu për të treguar se do të jemi konstruktivë kur shteti ecën përpara, por do të jemi të vendosur kur preken gjuha shqipe, Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimi i drejtë dhe dinjiteti i institucioneve shqiptare.
Të dashur delegatë,
Sot nuk po mbyllet një histori e pesë partive, por po hapet një fazë tjetër e saj. Rruga që kemi përpara nuk do të jetë e lehtë. Nuk ka qenë e lehtë as deri tani.
Por besoj fuqishëm se, me ndihmën e Zotit, me besimin te njëri-tjetri dhe me popullin, patjetër do t’ia dalim, ashtu siç ia dolëm deri tani.