Më 28 maj 2026, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar dy persona, të moshës 58 dhe 37 vjeç, të dy nga fshatra të rrethinës së Tetovës, pas denoncimit për një rast të rëndë ndaj një të miture.
Sipas policisë, po atë ditë, në orën 16:45, një 62-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ndaj mbesës së saj të mitur është kryer vepër penale “ngacmim seksual”, me elemente të marrëdhënies seksuale, nga ana e 58-vjeçarit.
Ngjarja, sipas denoncimit, ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur e mitura, atëherë 15 vjeçe, po kthehej nga Tetova me një furgon të drejtuar nga i dyshuari.
Pas një periudhe, e mitura ia ka treguar rastin nënës së saj 37-vjeçare, e cila, sipas denoncimit, ishte në lidhje me 58-vjeçarin, por nuk e kishte paraqitur rastin në polici.
Dy personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të dorëzohet parashtresë përkatëse.















