Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e 11 shtatorit 2026 në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, ku ka humbur jetën futbollisti 21-vjeçar Daniel Nikollovski nga Tetova, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, aksidenti është denoncuar në orën 22:55 dhe ka ndodhur rreth 500 metra larg një objekti hotelier.
Në aksident janë përfshirë dy automjete “Golf”.
Njëri automjet, me targa të Gostivarit, drejtohej nga A.I. (34) nga fshati Çegran, ndërsa pasagjer ishte H.K. (28) nga Gostivari.
Automjeti tjetër, me targa të Tetovës, drejtohej nga D.N. (21) nga Tetova, ndërsa me të udhëtonte F.J. (21), gjithashtu nga Tetova.
Si pasojë e përplasjes, mjeku i Ndihmës së Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e D.N. në vendin e ngjarjes.
Tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku u janë konstatuar lëndime trupore.
Më pas u konfirmua se viktima ishte Daniel Nikollovski, futbollist 21-vjeçar nga Tetova dhe pjesë e familjes së FK Teteks.
Klubi tetovar njoftoi se Danieli kishte kaluar kategoritë e reja të Teteksit dhe më pas kishte qenë pjesë edhe e ekipit të seniorëve.
FK Teteks shprehu ngushëllime të thella për familjen dhe të afërmit e tij.
Këqyrjen në vendin e aksidentit e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi hetimor i DPB Gostivar.
@tn.lajmelokale🕯️ GOSTIVAR–STRAZHË: NË AKSIDENT HUMB JETËN FUTBOLLISTI 21-VJEÇAR DANIEL NIKOLLOVSKI NGA TETOVA, TRE PERSONA LËNDOHEN Më 11.09.2026, në orën 22:55, në DPB Gostivar është denoncuar një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra larg një objekti hotelier. Në aksident janë përfshirë dy automjete “Golf”. Njëri automjet, me targa të Gostivarit, drejtohej nga A.I. (34) nga fshati Çegran, ndërsa pasagjer ishte H.K. (28) nga Gostivari. Automjeti tjetër, me targa të Tetovës, drejtohej nga D.N. (21) nga Tetova, ndërsa pasagjer ishte F.J. (21), gjithashtu nga Tetova. Si pasojë e aksidentit, mjeku i Ndihmës së Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e drejtuesit 21-vjeçar në vendin e ngjarjes. Tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Më pas u konfirmua se viktima ishte Daniel Nikollovski, futbollist 21-vjeçar nga Tetova. FK Teteks njoftoi se Danieli kishte qenë pjesë e kategorive të reja të klubit dhe më pas edhe e ekipit të seniorëve. Klubi i shprehu ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njihnin. Këqyrjen në vendngjarje e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi hetimor i DPB Gostivar. Министерството за внатрешни работи по повеќе од 14 часа од синоќешната трагична сообраќајна несреќа на патот Гостивар-Кичево, официјално соопшти информации за страшниот судир на два автомобили „Голф“, во кој загина 21-годишниот Даниел Николовски од Тетово.















