Makina është lokalizuar në një rrugë dytësore të paasfaltuar, ndërsa brenda saj policia ka gjetur një kallashnikov me municion.
Autoritetet greke po hetojnë nëse automjeti është përdorur nga personat e armatosur që ndihmuan të burgosurin të arratisej gjatë transportimit për në spital.
Në të njëjtën kohë, po shqyrtohet edhe përfshirja e një automjeti të dytë, i cili është gjetur i djegur plotësisht.
41-vjeçari shqiptar u arratis mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:30, kur furgoni i Burgjeve ndodhej në ambientet e spitalit. Sipas autoriteteve, bashkëpunëtorët e tij mbërritën me automjete që ngjanin me ato të policisë dhe, të armatosur me kallashnikovë, kërcënuan punonjësit e burgut dhe e ndihmuan të arratisej.
Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e 41-vjeçarit dhe personave të tjerë të përfshirë në arratisje. Deri tani, ata nuk janë lokalizuar.
















