Një burrë është dërguar në spital mëngjesin e sotëm, 14 shtator, pasi kishte kërcyer në ujërat e lumit Vardar në Shkup.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar rreth orës 08:00 në SPB Shkup.
“Sot (14.09.2026), rreth orës 08:00, në SPB Shkup është raportuar se në ujërat e lumit Vardar, në territorin e Gazi Babës, kishte kërcyer një person i gjinisë mashkullore. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë. Personi me automjet të Ndihmës së Shpejtë është transportuar në spital për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, njoftoi MPB-ja.
Sipas dëshmitarëve të cituar nga “Sloboden Peçat”, ngjarja ka ndodhur në pjesën pas lagjes Ostrovë, në komunën e Aerodromit. Dëshmitarët kanë deklaruar se policia ka komunikuar me burrin dhe është përpjekur ta nxjerrë nga lumi, para se ai të transportohej me Ndihmën e Shpejtë në spital.
Disa media e kanë raportuar vendndodhjen si Aerodrom, por në informacionin zyrtar të MPB-së zona përcaktohet si territori i Gazi Babës.
Deri tani nuk janë bërë publike identiteti dhe mosha e burrit, as gjendja e tij shëndetësore.
MPB-ja njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Tetova News








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






