Ballina Kultura “DUA” filmi më i shikuar i javës së fundit të shtatorit dhe...

“DUA” filmi më i shikuar i javës së fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit në Kosovë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Rrjeti i kinemave Cineplexx në Kosovë kanë regjistruar një javë interesante në kalimin nga fundi i shtatorit në fillim të tetorit, me një përzierje mes produksioneve vendore dhe filmave të mëdhenj ndërkombëtarë.

Në krye të listës së pesë filmave më të shikuar në Kosovë është “DUA”, filmi i regjisores kosovare Blerta Basholli, ndërsa pas tij renditen thriller-i “Verity”, “Heart of the Beast”, epopeja e Christopher Nolan “The Odyssey” dhe filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina.

1. DUA

Filmi i Blerta Bashollit ka arritur të marrë vendin e parë në renditjen e shikueshmërisë në kinematë e Kosovës.

“DUA” është një dramë coming-of-age e vendosur në Prishtinën e fundit të viteve ’90, në prag të luftës. Në qendër është 13-vjeçarja Dua, e cila përballet njëkohësisht me sfidat e adoleshencës dhe me tensionet etnike që po përshkallëzohen rreth saj. Filmi pati premierën botërore në Critics’ Week të Festivalit të Cannes dhe fitoi edhe çmimin SACD.

2. Verity

Në vendin e dytë renditet “Verity”, adaptimi filmik i romanit bestseller të Colleen Hoover.

Filmi me Dakota Johnson, Anne Hathaway dhe Josh Hartnett është një thriller psikologjik që ndjek Lowen, një shkrimtare e angazhuar për të përfunduar serinë e librave të autores së famshme Verity Crawford. Qëndrimi i saj në shtëpinë e familjes Crawford nis të zbulojë sekrete gjithnjë e më shqetësuese. Filmi është me regji të Michael Showalter.

3. Heart of the Beast

Vendin e tretë e mban “Heart of the Beast”, me Brad Pitt në rolin kryesor.

Thriller-i aventurë i regjisorit David Ayer ndjek një ish-ushtar të forcave speciale, i cili pas një aksidenti ajror mbetet i bllokuar në natyrën e egër të Alaskës së bashku me qenin e tij luftarak, Odin. Filmi u publikua në kinema më 25 shtator në Kosovë dhe vazhdon të këtë shikueshmëri në rrjetin e kinemave Cineplexx.

4. The Odyssey

Në pozitën e katërt është “The Odyssey”, projekti ambicioz i regjisorit Christopher Nolan.

Filmi është një adaptim epik i veprës së Homerit dhe është xhiruar me teknologji të re IMAX. Në kast bëjnë pjesë Matt Damon, Tom Holland, Anne Hathaway, Robert Pattinson, Lupita Nyong’o, Zendaya dhe Charlize Theron.

5. Shame and Money

Pesëshen e mbyll “Shame and Money”, filmi i regjisorit kosovar Visar Morina.

Drama sociale ndjek Hatixhen dhe Shabanin, një çift fermerësh nga Kosova të cilët, pas humbjes së lopëve dhe burimit kryesor të jetesës, detyrohen të zhvendosen në qytet së bashku me familjen dhe të përballen me vështirësi ekonomike, punë të pasigurta dhe konfliktin mes mbijetesës dhe dinjitetit.

Filmi, me Astrit Kabashi dhe Flonja Kodheli në rolet kryesore, fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në kategorinë World Cinema Dramatic në Sundance 2026.

Prania e “DUA” në vendin e parë dhe “Shame and Money” tregon se publiku kosovar është I dhënë për të shikuar edhe prodhime vendore filmike dhe jo vetëm të huaja. /GazetaExpress/