Ballina Blog Faqe 339

Ariu shfaqet në afërsi të fshatit Brodec të Tetovës (Video)

Në faqen Fshati Brodec në facebook është publikuar një video ku është filmuar një ari në afërsi të fshatit Brodec të Tetovës, transmeton Tetova News.

Në faqe gjithashtu jepet informacioni se video iu është dërguar nga Shpenzim Fejzullahu.

https://youtu.be/-jJTspcyuE4

Fshati Brodec gjendet në Malësinë e Tetovës, me një lartësi mbidetare prej 1000-1200 metra. Ka tokë mesatarisht pjellore, rrafshnalta të skajshme, me bjeshkë të larta. Në fshatin Brodec bën pjesë edhe bjeshka Kobilica.

Si shumë fshatra të tjerë, edhe Brodeci është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet sociale.Materialet publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës.Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.

Një faqe në facebook menaxhohet edhe nga Bashkësia Lokale e Fshatit Brodec në të cilën publikohen materiale të ndryshme ku pasqyrohet jeta në fshat, aksionet e ndryshme për përmirësimin e jetës, urimet, përgëzimet, njoftimet etj.

Fshati Brodec është një faqe në facebook, ku gjithashtu publikohen fotografi në periudha të ndryshme kohore, ku pasqyrohet gjendja momentale e motit në Brodec dhe Malësinë e Tetovës, por edhe shpërndahen lajme nga portale të ndryshme që shkruajnë për këtë zonë.Në faqe mund të gjeni edhe video nga ahengjet në fshat dhe me motive të tjera.

Një faqe tjetër në facebook me emrin f.sh. BRODEC gjithashtu publikon fotografi më artistike nga ky fshat.

Në facebook është edhe faqja Xhamia fsh Brodec, e cila pasqyron jetën fetare në fshat, por edhe shpërndan materiale me përmbajtje fetare për 2,141  ndjekësit e saj.

Një faqe tjetër është Rinia e Fshatit Brodec, në të cilën gjithashtu pasqyrohet jeta në këtë fshat, në veçanti ajo e rinisë

Me një kërkim të thjeshtë në Youtube zbulon shumë video për Brodecin:dokumentarë, dasma, reportazhe.

Video nga fshati Brodec:

VIDEO:

Përndryshe, në rajonin e Tetovës gravitojnë këto fshatra:

Bozovcë, Brodec, Vicë, Veshallë, Gajre, Recicë e Madhe, Xhermë, Llacë, Lisec, Recicë e Vogël, Poroj, Saraqinë, Sellcë, Falisht, Xhepcisht, Shipkovicë, Çellopek,Miletinë, Blacë, Tenovë, Stençe, Radovec, Gurgurnicë, Volkovi, Sellarcë e Poshtme, Grupçin, Çiflik,

Rogle , Merovë, Cerovë, Sallarevë, Dëbërcë, Llërcë, Novosellë, Kopaçindoll, Zhelinë, Stremnicë , Pallaticë, Trebosh, Saraqinë, Leshicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Uzurmisht, Nepreshten, Leshkë, Sllatinë, Varvarë, Tearcë, Breznë, Përshefcë, Gllogjë,

Jelloshnik, Dobrosht, Odër, Përcë, Nerasht, Bogovinë, Pirok, Rakovec, Sellcë, Zherovjan, Kamjan, Kallnik, Jellovjan, Pallçisht i Epërm, Sellarcë e Epërme, Pallçisht i Poshtëm, Siniçan, Urviç, Novakë, Novo Sellë, Çiflik, Bellovishtë, Vratnicë, Zhillçë, Jazhincë, Jançishtë, Jegunovc, Orashë, Prelubishtë, Siriçinë, Staro Sellë, Tudencë, Shemshovë

Thesaret marramendëse që zotëron familja mbretërore britanike! (VIDEO)

Nga gurët e çmuar të kurorës, tek pikturat e mjeshtërve të mëdhenj, vezët Faberge e madje edhe pulla të rralla, familja mbretërore britanike zotëron disa thesare vërtet të mëdha.

Duke nisur nga skeptri me kryq, padyshim një prej objekteve më me vlerë të koleksionit, i cili i paraqitet monarkëve gjatë kurorëzimit. Me peshë mbi 1 kg, ai ka qenë në përdorim që nga viti 1661 por u transformua në 1910 me shtimin e diamantit Cullinan I, diamanti më i madh me prerje të pastër në botë, që llogaritet në 530,2 karat dhe vlerësohet të ketë një vlerë prej $ 495 milionë.

Diamanti Cullinan, që ishte 3.106 karat në gjendjen e tij të papërpunuar, u zbulua në vitin 1905 në një minierë të Afrikës së Jugut dhe iu paraqit Mbretit Edward VII si një dhuratë. Ai u pre në nëntë diamante, më i madhi prej të cilëve ndodhet në Skeptrin me Kryq dhe në Kurorën e Shtetit Perandorak. Diamante III dhe IV, me përkatësisht 94,4 dhe 63,6 karat, u kthyen në një karficë zbukurimi, vlera e të cilës shkon në $ 96.5 milion (78 milion £). Në total, Jewelet e Kurorës vlerësohet të jenë me vlerë rreth 6.19 miliardë dollarë (5 miliardë)

Kurora Shtetërore Perandorake e George I, e bërë në vitin 1714 zëvendësoi atë të Charles II. U përdorën disa prej xhevahireve të kurorës së vjetër, duke shtuar 265 perla të reja, 160 diamante, gjashtë smeraldë dhe dy safirë.

Vetëm kurora e mbretëreshës Elisabetë ka 2,800 diamante, përfshirë Koh-i-Noor me 105 karat dhe është kurora e vetme e Crown Jewels që është bërë prej platini.

Koleksioni i kurorave më vetë është i madh, por ka edhe objekteve të tjera të çmuara që e bëjnë të jashtëzakoknshme pasurinë e mbretërve britanike. Janë legjendare 50 vezët e Pashkëve që argjendari Carl Fabergé krijoi për carin e fundit tus, Nicholas II, që t`ia dhuronte të shoqes. Tani tre prej tyre janë pjesë e koleksionit mbretëror britanik. Njëra, e quajtur, veza Mozaiku, përbëhet nga diamante, rubinë, topaz, safirë, garneta, perla dhe smeraldë dhe përmban një medalion ‘surprizë’ brenda, me portretet e pesë fëmijëve të Nicholas dhe Alexandra. Një vezë e tillë Perandorake llogaritet të vlejë sot 25.7 milion dollarë (20 milion). Koleksioni përmban vec të tjerash edhe krijimeve të mjeshtrave më të mëdhenj të pikturë si Cimabue, Caravaggio, Bruegel e Rembrandt./Top Channel

Ish-ministri në qeverinë e PS: Edhe urrejtësit e Tij nuk e besojnë se Berisha është i korruptuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në Facebook shkruan se, edhe ata që e urrejnë Sali Berishën, nuk e besojnë se ai është i korruptuar. Manjani i referohet komenteve të bëra nga mediat e qeverisë për mënyrën se si do e paguajë Berisha avokatin francez.

Postimi i ish-ministrit Manjani

Ku i gjen paratë për avokatin francez”?- pyesin mediat që e urrejnë Berishën prej vitesh.

Në thelb kjo pyetje tregon se edhe ata, pra urrejtësit e Tij, nuk e besojnë argumentin se, “Berisha është i korruptuar”. Ndryshe përse do pyesnin ku i gjen paratë?! Një “të korruptuari” nuk i bëhet pyetje ku i gjen paratë e avokatit se është budallëk…

Të puthsha mendjen!- i thonë këtij muhabeti…

Logjika hiç!

Zaten, punët e mllefit këtë produkt kanë.

https://youtu.be/tzVo263-Q-M

Gjatë natës dy tërmete në Maqedoni, epiqendra 15 kilometra afër Gostivarit

Gjatë natës ka pasur dy tërmete me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter në Maqedoninë e Veriut. Epiqendrat ishin 15 dhe 17 kilometra nga qyteti i Gostivarit.

Tërmeti i parë, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, ishte në ora 3 të mëngjesit me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter, në thellësi prej 2 kilometrash, 15 kilometra në jugperëndim të Gostivarit, me epiqendër në Mavrovë, transmeton Tetova News.

Tërmeti i dytë më i dobët është regjistruar në ora 6 e 15 minuta, me magnitudë 2.3 të shkallës Rihter, gjithashtu me epiqendër në Mavrovë, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Javën e kaluar kishte disa tërmete në këtë pjesë të vendit. Ata janë ndjerë në Mavrovë, Gostivar dhe Kërçovë dhe Tetovë./TetovaNews

Osmani bën bashkë Jahjagën, Sejdiun e Pacollin – pinë bashkë kafe (VIDEO+FOTO)

Presidentja Vjosa Osmani kafen e mëngjesit e ka pirë me tre ish-paraardhës të saj, raporton Ekonomia Online.Fillimisht Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.Ata e kanë cilësuar Rugovën si arkitekt dhe bashkues të popullit të Kosovës.

https://youtu.be/r4RGJyqB4dI

52 vjeçari nga Gostivari gjendet i V D E K U R në banesën e tij

Më datë 22.5.2021, në ora 12 e 30 minuta, në stacionin  p o l i c o r  të Gostivarit është  r a p o r t u a r  rasti se në banesën e tij ishte gjetur i  v d e k u r  personi me inicialet S.S, 52 vjeç, nga Gostivari.

V d e k j a  është konstatuar edhe nga mjeku i ndihmës së shpejtë.

Pas h e t i m e v e  në vendngjarje nga një grup kompetent  h e t i m o r,  t r u p i  i të  n d j e r i t  u dorëzua për  a u t o p s i, transmeton Tetova News.

“Çdo gjë është politike”, Anxhela Peristeri flet pas përfundimit të “Eurovision” dhe ka dy fjalë për rezultatin

Anxhela Peristeri përfaqësoi denjësisht vendin tonë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo u vlerësua nga të gjithë për talentin e saj, zërin e fuqishëm dhe që e zotëroi skenën e madhe në formën më të mirë të mundshme.

Në finalen e madhe pasi votat e publikut dhe të jurisë u grumbulluan bashkë, Anxhela u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

Ditën e sotme, pasi ky rrugëtim përfundoi, artistja shqiptare ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe mbi të gjitha që e votuan. Ajo shprehet se kjo ka qenë ndjesia më e bukur që ka përjetuar gjatë gjithë karrierës dhe se do të donte që ta ripërjetonte si eksperiencë shumë herë.

Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ❤ (Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam, me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj ❤Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, shkruan Anxhela në postimin e saj.

Leonora Jakupi zbulon çfarë nuk do të bënte asnjëherë: Ma ndalon feja

Leonora Jakupi është një nga këngëtaret më të bukura të skenës shqipatre. Ndonëse vitet shkojnë, duket se ajo mbetet po aq e re sa në daljen e parë televizive.

Shpesh herë Leonora ka zgjedhur të eksperimentojë me look-un e saj gjatë karrierës. Por ka diçka që këngëtarja nuk do ta bënte asnjëherë.

Së fundmi, ajo është shprehur në një intervistë se nuk i pëlqejnë tatuazhet dhe nuk e ka menduar ndonjëherë që të bëjë një të tillë. Leonora ka thënë se nuk ka asnjë tatuazh, pasi për shijen e saj nuk duken mirë dhe janë të rrezikshëm për shëndetin dhe një ndër arsyet, sipas saj është edhe feja.

“Arsye tjetër pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, është shprehur këngëtarja./abcnews.al

27 vjeçarja kapet ‘gafil’ nga uniformat blu të Gostivarit

Më datë 22.05.2021 në Gostivar, pjesëtarët e uniformave blu të Gostivarit kanë  a rr e s t u a r 27 vjeçaren me inicialet G.B, nga Gostivari për shkak të dyshimit se ka kryer vepër p e n a l e “Prodhim të  p a a u t o r i z u a r  dhe tregtim të  d r o g a v e  n a r k o t i k e, substa*ncave  p s i k o t r o p e  dhe  p r e k u r s o r ë v e”.
Pas kryerjes së  b a s t i s j e s  në shtëpinë e saj nga ana e pjesëtarëve të uniformave blu, rreth orës 21 e 45 me urdhër të Gj y k a t ë s  Themelore të Gostivarit, u gjet një sasi  m a r i j u a n e.

Pas zbardhjes Hë plotë të rastit, kundër saj do të ngritet kallëzim adekuat.

Shqipëria i dha pikët maksimale, Gjon Muharremaj feston me shqiponjën (Video)

Gjon Muharremaj, konkurrenti i Zvicrës në Eurovision i cili është me origjinë shqiptare ka zgjedhur një formë mjaft të veçantë për të festuar në momentin e vlerësimit.

Kur juria shqiptare e vlerësoi atë me 12 pikë, Muharremaj festoi duke bërë shqiponjën.

Muharremaj i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears u përfaqësua në këtë kompeticion me këngën me titull ‘ Tout l’Univers’. Ai arriti të sigurojë votat e jurisë, duke u renditur i parë, nga vota e 39 shteteve me 267 pikë, por ishte vota e publikut ajo që përcaktoi fituesin, duke e zbritur atë në vendin e tretë.

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

„Kapet me presh në dorë“ një 38 vjeçar nga një fshat i Tetovës

Kapet me presh në dorë një 38 vjeçar nga një fshat i Tetovës
Dje (22.05.2021), në ora 11 e 30, pjesëtarët e uniformave blu të SPB-Tetovë, në rrugën 113 në Tetovë i kanë vënë  p r a n g a t  një 38 vjeçari nga fshati Miletinë, për shkak se iu gjet një sasi  d r o g e  e tipit  h e r o i n ë.

Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit kundër tij do të ngritet  k a ll ë z i m  adekuat.

A RR E S T O H E N dy tetovarë

„Më 22 maj 2021, në ora 7 e 30, nga ana e pjesëtarëve të uniformave blu të SPB-Tetovë janë  a rr e s t u a r  personi me inicialet H.F. nga Tetova, i cili ishte në kërkim për mbajtje të  d ë n i m i t  me  b u r g  prej 1 vit e gjysmë dhe personi me inicialet L.B nga Tetova, i cili po kërkohej gjithashtu për mbajtje të  d ë n i m i t  me  b u r g“, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Personat u dorëzuan në  b u r g u n  e Tetovës.

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

Agron Shehaj kandidon për kryetar të Partisë Demokratike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt në Facebook:

Shqipëria ka sot nevojë për opzitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!
Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.

Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.
Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se çdo njeri duhet të luftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej.

MC Kresha largohet nga muzika për shkak të fesë? Si qëndron e vërteta

Pak ditë më parë, qarkulloi në media lajmi se MC Kresha po heq dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë. Shkak për këtë thashethem u bë një fotografi e reperit me hoxhën Fatmir Latifaj pas faljes së namazit të xhumasë në Mitrovicë.

Megjithatë, burime për Prive kanë konfirmuar se ky lajm nuk është i vërtetë pasi Kresha po punon me projekte muzikore. Falja e xhumasë nuk është diçka e re pasi reperi është prej vitesh një praktikues i devotshëm i fesë islame. Sa i përket shkëputjes nga muzika, reperi është shprehur se nuk është i largët ky moment.

Por kur kjo të ndodhë nuk do të lidhet me asnjë faktor tjetër, përveç kohës. Deri atëherë, reperi ka shumë për t’i dhuruar publikut shqiptar. “Nuk mund të shkëputem menjëherë. Besoj se si sporti edhe arti e ka një cikël dhe secili njeri kalon ciklin e vet, pastaj vazhdon e lëshon rrugën për të tjerët”, tha pak kohë më parë Kresha. /abcnews.al

Hoxhë Drilon Gashi në 8a8 me Adelina Ismailin (VIDEO)

Hoxha, Drilon Gashi i ftuar në 8a8 me Adelina Ismailin ka thënë se burrat dhe gratë bëjnë tavaf rreth Qabes bashkë.

Ai ka thënë se nuk është e obliguar që burrat dhe gratë të ndahen, si dhe mund të falen së bashku.

“Tjetër është se në disa saudi prej xhelozisë së tepërt i ndajnë artificialisht me disa shamia të zeza, por realisht nuk është obligim me u nda”, ka thënë ai në ATV.

Gashi ka shtuar se përderisa në Qabe, që është baza dhe zemra e Islamit nuk është e obliguar ndarja, “nëse mund të bëjmë anologji edhe në xhamiat e tjera unë them se nuk është e obliguar të ndahen burrat dhe gratë, por ai ka shtuar se nuk mund ta mohojë se është e preferueshme”, tha Hoxha.

“Preferohet sepse në shumicën e rasteve nuk mohohet që në kohen e profetit Muhamed, së pari është falur Profeti Muhamed, pastaj burrat, pastaj gratë.“ /ATV

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

Jennifer Lopez/ Çfarë ha superylli i famshëm që ka një trup të tillë në moshën 51 vjeçare?

Jennifer Lopez aktualisht është një nga njerëzit më të përfolur. Ndarja me Alex Rodriguez dhe ribashkimi – pas 17 vjetësh – me Ben Affleck u komentuan nga të gjitha mediat në të gjithë botën.

Por Jennifer është gjithashtu një nga modelet më të fuqishme femërore dhe kjo sepse në moshën 51 vjeçare ajo ka një nga siluetat më perfekte. Asgjë nuk është e rastësishme, pasi plani i saj i dietës është shumë specifik. Sigurisht, Ben Affleck kohët e fundit ka gjetur përsëri veten e tij, pasi ka humbur shumë kilogramë. Por le të shohim se si Jennifer jeton jetën e saj të përditshme

Ajo pi shumë ujë

Një nga trajnerët e Jennifer, Dodd Romero, kishte deklaruar superyllin Latine ‘US Weekly’ se pinte shumë ujë çdo ditë. “Ajo pi të paktën shtatë gota në ditë”.

Shmangni dietat e rrepta

J.Lo nuk bën dietë, por ka zgjedhur një dietë të shëndetshme si mënyrë jetese. Sipas Dodd Romero, dieta e saj themelore përbëhet nga pesë kategori kryesore: proteina, perime, yndyrna të mira, karbohidrate dhe ujë.

Ai tregon se këngëtarja nuk konsumon ushqime të përpunuara. Në fakt, në varësi të asaj që dëshiron të marrë nga çdo vakt, ajo zgjedh ushqimet përkatëse. Për marrjen e proteinave, zgjidhni deri në katër herë në javë: të bardhat e vezëve, gjelin e detit, gjoksin e pulës dhe viçin.

Për yndyrna të mira, zgjidhni peshq të tillë si salmoni dhe levreku dhe një grusht arra në ditë. Ajo gjithashtu ha shumë perime, duke shmangur karrotat dhe misrin sepse ato kanë një përmbajtje më të lartë sheqeri sesa perimet e tjera. Gjithashtu, për sa i përket karbohidrateve, ajo zgjedh patate të ëmbla, oriz kafe, quinoa, bukë orizi dhe bollgur, të cilat do t’i hajë me manaferrat e freskëta. Ajo nuk pi alkool apo kafe.

Jo pa asgjë

“Gjatë viteve mësova rëndësinë e një diete të shëndetshme”, thotë J.Lo për revistën People. “Unë ende ha disa nga ushqimet që më pëlqejnë, por në mënyrë të moderuar. Unë nuk dua të privoj veten nga asgjë”. Në fakt, ajo u është referuar biskotave të famshme me çokollatë që bën, duke thënë: “Një ditë do t’ua lë të gjithëve recetën time sekrete për biskota, të cilat janë të preferuarat e mia”.

Palestër, shumë ushtrime

Jennifer gjithmonë ushtrohej, por jo si tani. “Unë stërvitesha edhe në moshën 20 dhe 30 vjeçare, por jo si tani. Nuk është se unë ushtrohem më shumë. Unë thjesht punoj më shumë, shumë rrallë do të humbas trajnimin tim”. Përveç gjimnastikës klasike, ajo gjithashtu bën një kombinim të ushtrimeve, të tilla si shtylla.

Ajo që është shumë e rëndësishme është që ajo të festojë suksesin e saj dhe të shpërblejë veten.

Sali Berisha padit Sekretarin Amerikan të Shtetit pas shpalljes “non grata”: Vendim shpifës! Beteja në Francë, për nder e dinjitet!

Ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paditur Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të tij për të shpallur Berishën dhe familjen e tij si të padëshiruar në SHBA, nën akuzën e korrupsionit.

Në një konferencë për media, Berisha deklaroi se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë që të ngrejë padi ndaj Sekretarit Blinken për shpifje publike, nga Gjykata e Parisit

“Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë. Për arsye që janë tërësisht të pa njohura për mua, Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mënyrën më të papritur, më shpifëse vendimin. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive. Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, sic është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit”, tha Berisha.

Më tej, teksa tha se nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetit, por as nuk do ta përfshijë Partinë Demokratike në këtë çështje, Sali Berisha deklaroi se beteja e tij në Francë, ndaj diplomatit më të fuqishëm në botë, do të bëhet për nder e dinjitet.

“Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor, nuk kam unë asnjë lloj shqetësimi tjetër, por kjo është e parevokueshme. Do të mjaftonte një fakt, që unë të merrja vendime krejt të tjera. Por kishin zero fakte. Por prapë nuk humbas, do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje. Do pranoja çdo provë, por jo prova të montuara në Tiranë nga zyrat e Edi Ramës. Provat le t’i nxjerrin. Tani unë kam hap gjyq, le t’i paraqesin para gjykatësit provat. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, unë jam një qytetar, por që besimin te drejtësia e kam të pakufishëm”, shtoi ish-kryeministri shqiptar.

Sonte nata e dytë e Eurovision-it, Anxhela Peristeri do të performojë e 11-ta në radhë

Këtë mbrëmje pritet të mbahet gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision”, në të cilën do të këndojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson vendin tonë me këngën “Karma”, që ka arritur të marrë komente pozitive nga mediat dhe ndjekësit e këtij festivali.

Ndër Shtetet që marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë janë Bullgari, Estoni Finlandë,Greqi,Lituani Angli e të tjera.

Shqiptarët janë të gjithë në ankth, sepse pritet të mësohet nëse “Karma” do të prekë apo jo finalen e madhe.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë mbrëmjen e sotme Anxhela Peristerin me numrin 11 duke dërguar një mesazh, që artistja shqiptare të kalojë në finale./Klan News

Nuk u M A R T U A kurrë, V R I T E T nga familjarët regjisori i njohur, GJ Y M T Y R Ë T ia hedhin në P L E H R A

Një regjisor nga Irani 47 vjeç i cili jetonte prej vitesh në Londër, është  v r a r ë  dhe copëtuar nga prindërit për çështje  n d e r i, raportojnë mediat ndërkombëtare. Babak Khorramdin ishte kthyer në vendlindjen e tij Iran dhe kishte bërë  sh e rr  me babain për shkak se ai nuk ishte  m a r t u a r  ende. Kështu ai u  v r a  dhe u  c o p ë t u a,  gj y m t y r ë t  e tij i kishin  h e dh u r  në plehra.

Të dy prindërit janë  a rr e s t u ar , ndërsa babai e ka pranuar  k r i m i n  që ka bërë. Babak ka bërë disa filma me metrazh të shkurtër në Londër pasi u zhvendos aty për studime.

Video bonus:

https://youtu.be/J0yPMhinFrg

‘Bisedimet me Serbinë’, Kurti: Nuk mund të vazhdojnë njësoj si në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën mbrëma në Bruksel se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk do të jenë njësoj si në të kaluarën dhe se në thelbin e tyre duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Ai i bëri këto komente pas një darke punë të organizuar nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimet evropiane.

Në takim morën pjesë; kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Zoti Borrell tha se takimi joformal ishte në funksion të diskutimeve rreth sfidave më të cilat përballet rajoni, që sipas tij “ka rëndësi strategjike për gjithë Bashkimin Evropian”.

Ndër sfidat më të mprehta është ajo e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, por të dyja palët janë të detyruara të kërkojnë një marrëveshje normalizimi si kusht për integrimet evropiane.

Bisedimet mund vazhdojnë nga mesi i muajit qershor kur pritet të mbahet takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Do te jetë diku rreth mesit të qershorit. Do të jetë takim për të diskutuar se si do të vazhdohet me dialogun, me çfarë agjende. Kemi nevoje të dakordohemi për procesin përpara, nuk mund të vazhdojmë si në vitet e kaluara dhe me qeveritë e kaluara, duam dialog me parime dhe të përgatitur mirë”, tha kryeministri Kurti duke nënvizuar se thelbi është ajo që e ka thënë presidenti i ri amerikan Joed Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togëfjalëshit, “njohje e ndërsjellë”.

“Unë mendoj që me një lidhje të re transatlantike në njërën anë dhe më një sinkronizim më Bashkimin Evropian e brenda Bashkimit Evropian në anën tjetër, dialogu mund të ketë të ardhme më të mirë në muajt, ndoshta edhe vitet në vijim, por më parë muajt se vitet, sesa që ky ishte rasti në gjithë këtë dekadë prej se ai është zhvilluar në këto zyra para meje”, tha ai, derisa po fliste para dyerve të shërbimit të jashtëm të Komisionit Evropian.

Kryeministri Kurti tha se gjatë diskutimeve dhe takimit me zotin Borrell ka vënë theksin tek çështja e liberalizimit te vizave për Kosovën, e cila është vendi i vetëm në rajonin e Evropës Juglindore që nuk është përfshitë në regjimin e udhëtimit pa viza.

Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përparojnë më shpejtë drejt integrimeve nëse u përmbahen tri vlerave të rëndësishme: e para është demokratizimi, pra luftimi i autokracitë në Ballkan; e dyta është sundimi i ligjit, pra luftohen oligarkitë në ekonomi; dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës. Edhe më tej në Ballkanin Perëndimor kemi edhe kriminelë të luftës edhe kriminelë të paqes që dominojnë në institucionet dhe me partitë politike”, tha kryeministri Kurti.

Përgjatë darkës së punës udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan edhe për një kuadër kohor të përparimit drejt integrimeve evropiane.

Gjatë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndodhen në faza të ndryshme të proceseve integruese. Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje të hapjes së kapitujve të rinj në negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të fillimit të negociatave. Por, çështja ka ngecur në kundërshtimin e Bullgarisë për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe kjo ka bërë që të pësojë edhe Shqipëria, e cila ka përparuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian së bashku me Shkupin.

Kosova është e fundit në proces./ VOA/