Ballina Blog Faqe 342

Falet Bajrami në Xhaminë e Madhe, Tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave (VIDEO)

Në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fati”, në Prishtinë është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit.

Numër i madh i qytetarëve kanë kryer këtë ritual fetar, kurse brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respkektimi i distancës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me këtë rast tha se ka uruat të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Sipas tij, feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane, prandaj ëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.

Tërnava shtoi se kjo festë kultivon më së miri ndejsinë e besnikërisë e bujarisë. Ai ka uruar që sa më shpejt të përfundojë edhe pandemia që ka kapluar gjithë botë.

Madje ai ka bërë thirrje për kujdes maksimal gjatë vizitave gjatë festës së Fitër Bajramit.

“Falenderojmë Allahut me ndihëm e të cilit arritëm ta kalojmë muajin e Ramazanit. Jemi bashkë në këtë ditë madhëshore për të festuar Fiter Bajramit. Muji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotëshmëri”.

“Feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane. Nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Sot kemi festë që na bashkon me miq e farefis”.

“Kjo festë ngrohë familjet e fëmijet tanë, kultivon më së miri ndejsinë e besnikërisë e bujarisë. Kjo festë shërben për ta ruajtur ekilibrin tonë. Edhe këtë Bajram po e presim në pandemi që na ka shkatuar probleme të mëdha”.

“Urojmë që të shërohen sa më shpejt të infekuarit. Ju ftoj të bëni kujdes në vizita sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Urime Festa e Fiter Bajramit, shëndet e mbarësi”.

Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjerojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit./EO

https://youtu.be/4Mivv78KQ-o

LAJMI I FUNDIT: Ky është personi i ekzekutuar në Butel të Shkupit

Personi i vrarë mbrëmë në lagjen Butel 1 të Shkupit është 43-vjeçari Kamer Idrizi, i njohur për policinë si person problematik.

Në ndërkohë, në rrezik për jetën është edhe E.I, 22-vjeçar nga Haraçina, i cili ndodhej në veturën e Kamerit në momentin kur persona të panjohur kishin gjuajtur me armë automatike.

Kameri, siç informon policia, ka vdekur rrugës për në spital, ndërsa me gjashtë plumba në urgjencë është dërguar edhe 22-vjeçari nga Haraçina.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve ‘Bosnjë dhe Hercegovina’ dhe ‘Hristijan Todorovski-Karpos’, ndërsa ishin gjuajtur mbi 80 plumba në veturën Golf në të cilën ishte Kameri dhe i riu nga Haraçina.

Ndryshe, Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj tij në hotel Aleksandar në Shkup.

Në profilin e tij në Facebook mund të shihen foto të shumta të Kamerit me zyrtarë të lartë të LSDM-së.(koha.mk)

https://youtu.be/syqq4BHCpHY

Ngjarje e rëndë në Butel të Shkupit (VIDEO+FOTO)

Rreth orës 22:00 ka ndodhur një  p ë r l e sh j e  e  a r m a t o s u r  në afërsi të një restoranti në lagjen Butel të Shkupit. Alsat mëson jozyrtarisht se ka mbetur i  v r a r ë  një person me inicialet (K.I). Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se në këtë  p ë r p l a s j e  të  a r m a t o s u r  kanë mbetur të  p l a g o s u r  edhe dy persona të tjerë. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre autoambulanca. Një numër i madh i forcave të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin në fjalë.

https://youtu.be/syqq4BHCpHY

MPB me detaje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 bëjnë të ditur se në parkingun në kryqëzimin e Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është  gj u a j t u r me  a r m ë  në drejtim të një makine “Golf”.

“Në SPB-Shkup rreth orës 22:00 është lajmëruar se në parkingun te kryqëzimi i Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është  gj u a j t u r me  a r m ë  në drejtim të makinës “Golf” në të cilën kanë qenë dy persona, pas të cilët u dërguan në Klinikën “Nënë Tereza” për ofrimin e ndihmës mjekësore. Një person nuk ka mundur të  m b i j e t o j ë  nga plagët, ndërsa një person tjetër është i  p l a g o s u r  rëndë. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB

Deputeti nga Kosova i lë të gjithë ‘pa fjalë’, shihni se me sa lehtësi fluturon në ajër gomat e makinave (VIDEO)

Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, edhe njëherë ka dëshmuar se është i dhënë pas sporteve, sidomos atyre ekstreme.

Në rrjete sociale, Berisha ka publikuar një video ku shihet se si lehtësisht ngre në ajër gomat e makinave, të madhësive të ndryshme.

Deputeti shihet mjaft në formë, e lë të nënkuptohet që edhe pse pjesë e Kuvendit, e një profile tjetër, sportin, nuk e lë mënjanë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

https://youtu.be/Y2rrEZhnTXE

E rastësishme ose jo? Artan Grubi PASTRON rrugët!!! (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, po shihet duke pastruar rrugët në Çarishinë e vjetër të Shkupit, transmeton TV21. Ai shkruan së po bëhet edhe dezinfektimi i xhamive të Shkupit në prag të Fitër Bajramit.

“Sonte bashkë me punonjësit e higjienës komunale pastrojmë, dezifenktojmë dhe bëjmë gati xhamitë e Shkupit në prag të Fitër Bajramit”, ka shkruar Grubi në Facebook.

https://youtu.be/k6aXTMqJyzQ

(EMRI+FOTO) Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën një  a k s i d e n t  të rëndë në Itali. Mësohet se  v i k t i m a  është identifikuar si Alessio Veseli, 22 vjeç,

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Alfa Romeo” ku u përplas me një kamion. Aksidenti fatal mësohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj në marte në Pignataro Interamna , në provincën e Frosinone .

Tani për tani, dinamika që shkaktoi  a k s i d e n t i n  ende nuk është sqaruar. Sipas të dhënave të para, të dy automjetet e përfshira u përplasën ballë për ballë . Duket se djali njëzet e dy vjeç, me origjinë nga shqiptare por banues në Cassino, papritmas humbi kontrollin e makinës së tij dhe përfundoi në korsinë e kamionit që po shkonte drejt Formia.

P ë r p l a s j a  ishte aq e fortë saqë nxori makinën nga rruga, duke çuar në  v d e k j e n  e menjëhershme të 22-vjeçarit në bordin e Alfa Rameos. E.L/abcnews.al/

Përdhoset V A RR I i Mehmet Pashë Derallës

Për të dytën herë për brenda një viti përdhoset v a rr i  i ministrit të parë të  L u f t ë s  të qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Mehmet Pashë Derallës, që është i vendosur në oborrin e teqesë Arabati Baba në Tetovë. Ashtu sikurse herën e parë, edhe këtë herë autorët e këtij akti vandal nuk dihen se kush janë, edhe pse Teqeja brenda është e pajisur me sigurim fizik por edhe me kamera sigurie. Rasti nuk është denoncuar as në organet e rendit, megjithatë reagojnë nga Myftinia e Tetovës.

“Një denoncim i tillë nuk është regjistruar, pra nuk ka pasur denoncim, përveç se, para një viti apo një vit e gjysmë ka pasur një rast të tillë mirëpo kohëve të fundit jo”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i policisë.

“Është një ndjenjë shumë e keqe të dëgjosh për dëmtimin në cilin do dimension të jetë i një elementi të vlerës kombëtare dhe fetare. Prishja e varrit të Derallës është një dhimbje e thellë që neve na prek në shpirt në kulturë dhe në komb. Urgjentisht do duhet të rindërtohet përsëri  v a rr i  i Derallës. Mendoj se organet institucionale duhet ta rindërtojnë atë por nëse është e nevojshme pse jo edhe ne mund ta marrim përsipër një rindërtim të tij”, tha Qani Nesimi, myfti i myftinisë së Tetovës.

Ndërkohë profesori universitar Zeqirja Idrizi, që gjatë gjithë karrierës së tij, ka pasur për objekt studimi jetën dhe veprën e Ministrit të parë të luftës, thotë se, varri i tij është për t`iu përkulur përpara dhe jo për ta dëmtuar.

“Gjatë gjithë kohës, ka qenë pjesë e Lëvizjes Kombëtare duke filluar nga ligja e Prizrenit, i cili realisht edhe la lindur dhe është në rritur në periudhën e barotit, në kohën e kryengritjes së Dervish Cares në vitin 1843 . shkollohet në perandorinë osmane në Stamboll, ku i arrin dy gradat pra edhe të Gjeneralit. Është pjesë e gjitha kryengritjeve që ndodhën që nga viti 1873-1899 dhe me atë të Pejës të haxhi Zekës. Memet pashë Deralla themeloi ushtrinë e parë të rregullt shqiptare. Nëse ky rast është hera e dytë, unë jam i sigurt që do ndodh edhe hera e tretë nëse vazhdohet me këtë avaz nëse nuk do ketë një mbrojtje shtetërore. E them mbrojtje shtetërore të ketë sepse para Ministrit të luftës janë përkulur shumë figura politike”, deklaroi Zeqirja Idrizi. Historian.

Dokumenti jo-zyrtar mbi Ballkanin, dhe rreziqet nga“Plani B”

Nga Carl Bildt, European Council of ForeignRelations

Në të gjithë Ballkanin, po diskutohet për një dokument jo zyrtar (non-paper), që nuk duket se ka një autorë zyrtar, por që ka nxjerrë gjithsesi në sipërfaqe të gjitha kontradiktat dhe kompleksitetet e rajonit.

Ishte një media në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, ajo që zbuloi së pari një dokument konfidencial të qeverisë sllovene që fliste mbi idetë radikale të shpërbërjes së Bosnjës, dhe diskutonte mbi një rajon të përqendruar rreth një “Shqipërie të Madhe”, “Serbie të Madhe” dhe një “Kroacie të Madhe”.

Që atëherë, të gjithë liderët në rajon janë përpjekur që të distancohen nga dokumenti fantazmë, duke e ditur shumë mirë që diskutimi mbi ide të tilla është shpesh vetëm për show. Por dokumenti ka shërbyer për të ilustruar faktin se nëse Plani A për rajonin – integrimi me Bashkimin Evropian – nuk funksionon, atëherë ne po shkojmë drejt një Plani B, që përfshin konflikte dhe kufij të rinj në rajon.

Në një takim të vitit 2003 në Selanik të Greqisë me udhëheqësit e Ballkanit, liderët e BE-së morën vendimin strategjik largpamës për t’i ofruar anëtarësimin në union të gjitha vendeve të rajonit. Në atë kohë, ishte bërë e qartë se pas një dekade luftërash dhe shpërbërjesh, vetëm një kornizë e fortë e integrimit evropian, mund të sillte një stabilitet afatgjatë në Ballkan.

Kjo qasje strategjike është po aq e vlefshme sot sa ishte edhe atëherë. Por fatkeqësisht, udhëheqësit e BE-së duket se e kanë harruar atë. Me skepticizmin në rritje në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, shpesh të nxitur nga konsiderata të politikave afatshkurtra të vendeve të caktuara anëtare, vrulli i procesit të zgjerimit është zbehur gradualisht – dhe blloku po humbet edhe mekanizmat e ndikimit që ka në rajon për të inkurajuar reformën dhe ri-integrimin.

Për të cituar një burrështetas të famshëm evropian, procesi i integrimit në BE i Ballkanit“ka pësuar një vdekje celebrale” vitet e fundit. Vetë udhëheqësit në rajon nuk kanë ndihmuar gjithmonë.

Duke qenë shpesh kryesisht të interesuar për ruajtjen e sistemeve ekzistuese të pushtetit dhe privilegjeve të tyre, ata kanë qenë jo rrallë të ngadaltë në zbatimin e reformave të nevojshme. Dhe Bashkimit Evropian ka qenë shpesh tepër formalist në qasjen e tij, duke u fokusuar më shumë tek procedurat sesa tek transformimi real i gjërave në Ballkan.

Por me ngecjen e procesit të zgjerimit dhe dobësimin e procesit të integrimit për rajonin, është e pashmangshme rishfaqja e tensioneve të vjetra. Javët e fundit u rikthye dhuna në rrugët e Belfast, ndërsa u zhduk korniza për marrëveshjen e paqes në Irlandën e Veriut që u sigurua nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar kur ishin që të dyja anëtare të BE-së (edhe pse dhuna nuk është vetëm për shkak të mosmarrëveshjes BE-Britani për kufirin detar).

E njëjta logjikë e ngjarjeve në Belfast, rrezikon të rishfaqet në Ballkan në vitet në vijim.

Përpjekjet e vjetra ndërkombëtare për të sjellë paqe në rajon pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u bazuan në premisën themelore të ruajtjes së kufijve ekzistues. Liderët e atëhershëm të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tudjman dhe Slobodan Miloshevic, komplotuan për ta përçarë Bosnjën.

Por bashkësia ndërkombëtare qëndroi e vendosur në një qasje kundërshtim me këtë veprim, duke synuar që ta ruajë shoqërinë multikulturore në Bosnje dhe Maqedoni të Veriut, dhe të mbrojë pakicat kudo tjetër, në Kosovë, Serbi dhe Kroaci.

Dokumenti jo zyrtar dhe pa autor, po argumenton se nëse Plani A nuk funksionon më, ne duhet të bëhemi gati për një Plan B, që përfshin rishikimin e kufijve dhe pranimin e një vale të re të zhvendosjes etnike të njerëzve në të gjithë rajonin (paqësor ose me dhunë). Ajo përbën një deklaratë brutale mbi realitetin brutal që mund të na presë në të ardhmen.

Në këto kushte, mundet vetëm të shpresohet që ky dokument konfidencial do të shërbejë si një thirrje zgjimi për BE-në dhe të tjerët mbi rreziqet e një procesi të bllokuar të zgjerimit, dhe interesit të zbehur me shpejtësi të Brukselit mbi punët e rajonit.

Dhe BE-ja nuk është e vetmja që është e përgjumur në raport me rajonin. Britania e Madhe, pas dekadave të angazhimit me Ballkanin, as që e përmendi rajonin në dokumentin e saj strategjik “Integrated Review”.Ajo që nevojitet tani është një iniciativë e re e Selanikut:një angazhim strategjik me rajonin i Bashkimit Evropian dhe të tjerët.

Kjo nuk do të thotë që thjesht t’i shtohen herë pas here disa “decibel” njoftimeve mbi politikat ekzistuese, siç e kemi parë tani dhe në të kaluarën. Unionit mund t’i duhet që të theksojë instrumentet e saj ekzistuese, të ri-mendojë rregullimet e saj institucional, dhe t’i japë më shumë ndikim dhe rëndësi fazave të ndryshme të ndërmjetme të integrimit.

Ballkani nuk është një vend i thjeshtë. Mijëvjeçarët e perandorive multikulturore kanë lënë si trashëgim aty një mozaik,i cili ka qenë i vështirë të integrohet në formën tonë moderne të shteteve kombëtare. Por, për arsye që shkojnë përtej stabilitetit afatshkurtër, sigurisht që ia vlen që të ruhet ajo që ekziston ende në këtë mozaik të vjetër, dhe të shmanget një raund tjetër i shpërbërjes së dhimbshme.

Për mirë a përkeq, kuadri i integrimit evropian është mjeti i vetëm për ta bërë këtë. Nëse humbet ky shans, ne mund të na duhet të përballemi me realitetin e Planit B. Dhe herët a vonë, Ballkani mund të rikthehet në titujt e mediave ndërkombëtare për të gjitha arsyet e gabuara. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

“Më le gjysmake, sot e përjetë!”, aktorja e njohur humb motrën: Na more frymën, na le pa dritë (Foto)

Aktorja e njohur shqiptare, Lisa Kujofsa, ka humbur motrën. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndarja nga jeta në moshë të re të vajzës së aktorit Fadil Kujofsa ka prekur familjarët dhe miqtë e afërt të familjes.

Reagimi i plotë i aktores:

Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…

Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të v a rr e z a v e  të Sharrës.

Me hidhërime familja

Kujofsa.

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Parcelat do të shiten me shpallje publike, ndërsa çmimi fillestar në ankand do të lëvizë nga 20 deri në 60 denarë, në varësi të klasës së tokës. Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, për Alsat tha se koncesionerët aktualë do të kenë përparësi në marrjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit.

Me përjashtim të koncesionerëve, të gjithë personat juridikë dhe fizikë do të mund të blejnë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Kjo nuk vlen për të huajt dhe kompanitë me mbi 50% të kapitalit të huaj. Toka duhet të përdoret për të paktën 10 vjet dhe ta përdorin sipas planit të biznesit me të cilin kanë aplikuar. Mund të ndërtojnë objekt në parcelë, por duhet të jetë në përputhje me aktivitetin. Pas kësaj periudhe, tokën do të mund ta shesë. Nëse përcaktohet që shfrytëzuesi i tokës nuk shkon sipas rregullave, do t’i merret dhe do të paguajë gjobë të lartë.

Versioni fillestar i Ligjit të Shitjes së Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit është bashkangjitur në Regjistrin e Vetëm të Rregulloreve, ENER. Autoritetet tani presin që ata që janë të përfshirë të paraqesin mendime dhe qëndrime mbi versionin e draftit. Sipas pritjeve të autoriteteve, Ligji mund të jetë gati jo më vonë se korriku i këtij viti.

“Grupi Kumanova” lajmërohen nga burgu, tregojnë prapaskenat e ngjarjes së vitit 2015-të (VIDEO)

“Grupi Kumanova”, kanë treguar prapaskenat e gjithë ngjarjes së vitit 2015-të, që ndodhi në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. Enver Hoxha, Naser Bajraliu dhe Muhamet Krasniqi që janë të dënuar me burg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, janë deklaruar se ata kurrë nuk pendohen për atë që kanë bërë, shkruan Insajderi.

Ata thonë se atje kanë shkuar për ideal, derisa tregojnë se nuk janë paguar të shkojnë atje. “Mua më kanë thirr me u taku në një kafe, me kanë thënë se po do me kursit lufta. U kam thënë, vetëm më tregoni më herët dhe unë jam për. Mua kurrë në jetë nuk ma kanë përmend asnjë pare”, u shpreh Bajraliu.

Tutje, ata kanë bërë thirrje nga shteti i Kosovës, që ta zbulojnë të vërtetën derisa kanë theksuar se ka pasur tradhti. “Neve na kanë tradhtuar”, u shpreh Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se ka shpresa që e vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti.

“Ne jemi familjarisht anëtar të familjes Kurti, që nga themelimi i Vetëvendosjes. e vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti. Ata mund ta bëjnë këtë. Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë se ka fakte të mjaftueshme, ne jemi kurth e pazareve politike mes dy shteteve”, u shpreh Muhamet Krasniqi në Tv Dukagjini.

Presidenti irlandez bëhet viral, qeni i ndërpret intervistën (Video)

Michael D Higgins, presidenti i Irlandës dhe qeni i tij janë bërë viral. Ndërsa Higgins foli me RTÉ të dielën për të nderuar aktorin Tom Hickey, i cili vdiq së fundmi, kafsha e tij e dashur, Misneach, donte gjithë vëmendjen e tij.

Higgins ruajti qetësinë e tij dhe fliste para kamerës, por qeni e ndërpriste. I ulur pranë këmbëve të tij, qeni i tij i përkëdhelur vazhdonte të kërkonte vëmendje.

Gazetari i RTÉ , Sinéad Crowley shpërndau klipin në Twitter dhe shkroi: “Kishte shumë gjëra që po ndodhnin në intervistën tonë @rteneës dje #rtenewsbehindthescenes.

Shqiptarët e Zvicrës ndërtojnë xhaminë gjigante shumëfunksionale (VIDEO)

U hap të shtunën, në Natën e Madhe të Kadrit, për të qenë në dispozicion të besimtarëve të enjten, në Ditën e Bajramit.

Qendra Islame Shqiptare “Tulipan”, do t’i shërbejë shqiptarëve të Zvicrës. Këta të fundit kontribuuan me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.

Në këtë objekt në qytetin Reinach, në kantonin Argau, xhamisë i është shtuar edhe nga një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.

“I përfshin të gjitha kërkesat dhe atributet e një shoqate në mërgim, duke nisur nga më të shtrenjtit tonë, fëmijët parashkollorë, e deri te mosha jonë më e pjekur, pleqtë”, shpjegon Azir Jusufi, kryetar i qendrës.

Jusufi shton se këtu do të tentohet ruajtja e identitetit të shqiptarëve në Zvicër.

“Aktivitetet e saj përfshihen në ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe fetar, ruajtjen nga asimilimi, po ashtu, përgatitjen e gjeneratave të reja në aspektin edukativ dhe arsimor”, tregon ai.

Tulipani është xhamia e vetme shqiptare në rrethinë, ndërsa imam do të jetë Halil Ademi. Bashkësia Islame Shqiptare do të jetë pronare dhe mbikëqyrëse e qendrës.

E frikshme në Kinë, turisti bllokohet në urën prej qelqi 100 metra të lartë (Video)

Një turist ka përjetuar momente tmerrin të premten në një urë qelqi në një lartësi prej 100 metrash në Kinë .

Pamjet e frikshme janë publikuar në mediat e huaja, ndërsa burri përpiqet të mbahet teksa erërat e forta po thyenin pjesët e qelqit të urës, sipas Daily Mail.

Pamja fillimisht qarkulloi në faqen e rrjeteve sociale kineze Weibo , duke grumbulluar më shumë se 4 milion shikime, tha raporti.

Turisti thuhet se ishte bllokuar në urë për një kohë të shkurtër. Ai arriti të dalë i sigurt me udhëzimet e zjarrfikësve, policisë dhe punonjësve të turizmit që ishin në vendin e ngjarjes.

Burri u dërgua më pas në spital, ku mori mbështetjen psikologjike pas tmerrit që përjetoi.

https://youtu.be/YevX8YXtWyM

UNIFORMAT E REJA TË POLICISË VETËM NË MAQEDONISHT, U SHPENZUAN GJYSMË MILIARDË DENARË (VIDEO)

Këto janë uniformat e reja që i ka marrë njësia për operacione speciale policore. Uniforma përfshin komplet të plotë, përkatësisht gjithçka që i nevojitet një nëpunësi policor profesional. Pyetjes nëse në emblemën e uniformave të reja shkruan Maqedonia e Veriut dhe a janë në dy gjuhë, nga MPB na u përgjigjën:

“Po punohet në implementimin e këtyre dispozitave ligjore, si do të ketë mundësi të zbatohet, ashtu edhe do të zbarohet në mënyrë adekuate në uniformat”, u shpreh Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së.

Edhe pse njësitet speciale policore morën gjithçka që u nevojitet, megjithatë uniforma të reja nuk kanë marrë pjesëtarët e policisë kufitare, pjesëtarët e policisë për kompetenca të përgjithshme, nëpunësit policorë për trajnimin e qeneve, të cilët janë rreth 500 në numër. Më shumë se 5 vjet nuk kanë marrë uniforma të reja thotë Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev.

Pjesëtarët e fundit që përfundojnë në Qendrën për trajnim, 5 vite me radhë, nga 400-500 policë, gjithsej 2000 policë nuk kanë mare uniforma. Kanë pjesë, dikush pantallona, këmishë, por nuk e kanë kompletin e plotë të uniformës si uniformë”, theksoi Goce Dellçev – kryetar i SPP.

“Këtë vit kemi ndarë gjysmë miliardë denarë nga buxheti për furnizimin e uniformave dhe pajisjeve, kjo është shuma më e lartë e ndarë për këtë qëllim në histori”, shtoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Nga Sindikata e pavarur në protestën e fundjavës së kaluar paralajmëruan se nëse nuk plotësohet një prej kërkesave të tyre, të fitojnë uniforma të reja, në protestën e ardhshme do të shkojnë me pantallona të shkurtra. Nga MPB premtojnë se vazhdojnë me modernizimin dhe furnizimin e rregullt të uniformave dhe pajisjeve për njësitet policore./TV21

Takohen Abdush Demiri dhe Isen Asani, ja çfarë u vendos të hapet në Komunën e Tearcës

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të RMV- së, Abdush Demiri sot qëndrojë për vizitë në Komunën e Tearcës ku u takua me kreun e kësaj komune, Isen Asanin.

Tema e takimit ishte hapja e një Qendre të Punësimit në territorin e kësaj komune, ku sipas Drejtorit Demiri kjo qendër do të mundësonte qytetarët e kësaj komune ti arrijnë sa më lehtë dhe më afër shërbimet e Agjencisë së Punësimit.

Kurse në komunikatën e Komunës së Tearcës thuhet:

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së punësimit në RMV, z. Abdush Demiri sot ishte në takim pune në Komunën e Tearcës.

Qëllimi i takimit ishte bisedimi rreth mundësis së hapjes së një Qendre të Punësimit në komunën e Tearcës me qëllim që shërbimet e Agjencisë së Punësimit t’i ofrojmë sa më afër qytetarëve.

Kryetar i komunës z. Isen Asani shprehi gatishmëri që të ndihmojë në drejtim të sigurimit të hapësirës për Agjencinë e Punësimit me çka banorët e Tearcës do ta kenë më të lehtë të marin shërbimet që ofron APRMV- ja.

Në fund të takimit, u dakorduam që të intesifikojmë angazhimin e përbashkët për ta bërë funksionale këtë qendër dhe të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë të jetë e mundur.

Statusi i plotë i Abdush Demirit:

Në mënyrë që shërbimet e Agjencisë së Punësimit të jenë sa më pranë punëdhënësve e punëkërkuesve, sot, qëndrova për vizitë në Komunën e Tearcës ku u mirëprita nga kreu i kësaj komune z. Isen Asani. Me z. Asanin patëm një bisedë konstruktive duke shqyrtuar mundësinë e hapjes së një Qendre të Punësimit në këtë komunë me të vetmin qëllim që shërbimet e Agjencisë së Punësimit t’i ofrojmë sa më afër qytetarëve të kësaj komune. Kreu i komunës shprehi gatishmëri që të ndihmojë në drejtim të sigurimit të hapësirës për Agjencinë e Punësimit me çka banorët e Tearcës do ta kenë më të lehtë të marin shërbimet që ofron APRMV- ja.

Në fund të takimit, u dakorduam që të intesifikojmë angazhimin e përbashkët për ta bërë funksionale këtë qendër dhe të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë të jetë e mundur.

E trishtë/ 25-vjeçari shqiptar humb jetën në Gjermani, familja e tij jep njoftimin e hidhur

Një  a k s i d e n t  i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një 25-vjeçar shqiptar nga Kosova. Lajmin e  t r i sh t ë  e kanë bërë me dije të afërmit, të cilët shkruajnë se ka humbur jetën në një  a k s i d e n t  automobilistik Lirim Adem Krasniqi, 25-vjeç.

Të nderuar, shokë, miq e dashamirës

Me dhimbje te thelle ju njoftojmë për humbjen  t r a gj i k e  ne një aksident komunikacioni ne Gjermani te djalit te vellaut, Lirim Adem Krasniqi! Lirimi i axhes, na ike ne lulet e rinise, e na le te mërzitur për jete si 25 vjeçar. Për procedurat e mëtejshme te  v a rr i m i t  dhe te pames ju njoftojmë ndërkohë.

Të pikëlluar,
Familja Krasniqi” shkuajnë të afërmit në një postim në rrjetet sociale.

Te Ujëvara më e lartë e lumit të fshatit Kamjan (VIDEO)

Bashkëpunëtorët e Tetova News Rushit Ismani dhe Dilaver Jonuzi vazhdojnë eksplorimin e bukurive të mahnitshme të fshatit Kamjan të Tetovës. Ata kësaj radhe ju njohin me një ujëvarë tjetër të mrekullueshme sipër këtij fshati, e cila është më e larta, rreth 9-11 metra.

Fshati Kamjan i takon grupit të vendbanimeve që shtrihen në rrëzë të malit Sharr, në Pollogun e Poshtëm, në veriperendim të Maqedonisë. Ka drejtim të shtrirjes lindje-perëndim dhe ndodhet në jug-perëndim të qytetit të Tetovës.

Shikoni pamjet:

Ujëvara e parë e fshatit Kamjan të Tetovës:

Bukuritë e fshatit Kamjan të Tetovës (Prill 2021):

Dushku, Fshati Kamjan, Tetovë:

Lirim Alija – Një bisedë te ujëvarat e fshatit Kamjan

Mister X: U gjet raketa KINEZE që u përfol në gjithë botën, na jena smetit kur e pamë (VIDEO)

Raketa kineze, e cila u bë top lajm për disa ditë në mediet botërore dhe rrjetet sociale, nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga humoristi i njohur tetovar Mister x, i cili në profilin e tij në facebook ka botuar një video me shumë humor dhe satirë për këtë ngjarje.

U gjet raketa KINEZE qe u perfol ne gjith botën na jena smetit kur e pam. fashataret dhe bashkfshataret jan duke hulumtua ket fenomen tragjik, shkruan ai në diçiturën që shoqëron videon.

Çfarë po ndodh tani në Xhepçisht të Tetovës (VIDEO+FOTO)

Po ndodh tani, sonte Forumi Rinor “Xhepçishti” po zhvillon aksion per larjen e rrugeve te fshatit! Ne emer te Bashkesise Lokale i falenderojme per inciativen e ndermarr! Këto janë fjalët e publikuara në faqen e fshatit Xhepçisht për këtë aksion.

Shikoni videot dhe fotot:

https://youtu.be/FuHZ8sLBUpg

FOTO: