Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Butel të Shkupit (VIDEO+FOTO)

Ngjarje e rëndë në Butel të Shkupit (VIDEO+FOTO)

Rreth orës 22:00 ka ndodhur një  p ë r l e sh j e  e  a r m a t o s u r  në afërsi të një restoranti në lagjen Butel të Shkupit. Alsat mëson jozyrtarisht se ka mbetur i  v r a r ë  një person me inicialet (K.I). Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se në këtë  p ë r p l a s j e  të  a r m a t o s u r  kanë mbetur të  p l a g o s u r  edhe dy persona të tjerë. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre autoambulanca. Një numër i madh i forcave të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin në fjalë.

MPB me detaje

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 bëjnë të ditur se në parkingun në kryqëzimin e Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është  gj u a j t u r me  a r m ë  në drejtim të një makine “Golf”.

“Në SPB-Shkup rreth orës 22:00 është lajmëruar se në parkingun te kryqëzimi i Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është  gj u a j t u r me  a r m ë  në drejtim të makinës “Golf” në të cilën kanë qenë dy persona, pas të cilët u dërguan në Klinikën “Nënë Tereza” për ofrimin e ndihmës mjekësore. Një person nuk ka mundur të  m b i j e t o j ë  nga plagët, ndërsa një person tjetër është i  p l a g o s u r  rëndë. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB

Artikulli paraprakDeputeti nga Kosova i lë të gjithë ‘pa fjalë’, shihni se me sa lehtësi fluturon në ajër gomat e makinave (VIDEO)
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT: Ky është personi i ekzekutuar në Butel të Shkupit