Ballina Aktualitet Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të...

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Parcelat do të shiten me shpallje publike, ndërsa çmimi fillestar në ankand do të lëvizë nga 20 deri në 60 denarë, në varësi të klasës së tokës. Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, për Alsat tha se koncesionerët aktualë do të kenë përparësi në marrjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit.

Me përjashtim të koncesionerëve, të gjithë personat juridikë dhe fizikë do të mund të blejnë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Kjo nuk vlen për të huajt dhe kompanitë me mbi 50% të kapitalit të huaj. Toka duhet të përdoret për të paktën 10 vjet dhe ta përdorin sipas planit të biznesit me të cilin kanë aplikuar. Mund të ndërtojnë objekt në parcelë, por duhet të jetë në përputhje me aktivitetin. Pas kësaj periudhe, tokën do të mund ta shesë. Nëse përcaktohet që shfrytëzuesi i tokës nuk shkon sipas rregullave, do t’i merret dhe do të paguajë gjobë të lartë.

Versioni fillestar i Ligjit të Shitjes së Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit është bashkangjitur në Regjistrin e Vetëm të Rregulloreve, ENER. Autoritetet tani presin që ata që janë të përfshirë të paraqesin mendime dhe qëndrime mbi versionin e draftit. Sipas pritjeve të autoriteteve, Ligji mund të jetë gati jo më vonë se korriku i këtij viti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews