Ballina Kronika Zvicër – Treni i merr jetën të riut nga Kosova

Zvicër – Treni i merr jetën të riut nga Kosova

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin zvicerian të Fribourgut, ku një 15-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi është përp*lasur nga treni.

Bëhet fjalë për të riun, Ardian Ramadani.

Sipas asaj që deklaroi policia ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

15-vjeçari nga fshati Panorc i Malishevës ishte duke pritur trenin për t’u kthyer në Neuchâtel bashkë me disa të rinj të tjerë, por një moment ai është larguar nga grupi dhe ka shkuar drejt shinave.

Duket se ai nuk e kishte vënë re trenin dhe u go*dit nga pjesa e përparme e tij.

Si pasojë e plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetonte, duke humbur jetën në vend.

@tn.lajmelokale
@tetovanews