Ballina Argëtim Showbiz Madonna firmos marrëveshjen historike, shet të gjithë diskografinë e saj

Madonna firmos marrëveshjen historike, shet të gjithë diskografinë e saj

Këngëtarja Madonna ka zbuluar së fundmi bëhet e ditur se ka realizuar një marrëveshje historike me “Warner Music Group”.

Ajo ka treguar se kompania muzikore do të blejë të gjithë katalogun e saj të muzikës së regjistruar më parë.” Ata kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm dhe unë jam e lumtur të filloj këtë kapitull të ri me ta për të festuar katalogun tim të 40 viteve të fundit Që nga fillimi, “Warner Music Group” ka ndihmuar në sjelljen e muzikës sime dhe vizionit tim për të gjithë fansat në të gjithë botën me kujdesin dhe konsideratën më të madhe”, deklaroi këngëtarja.Repertori përfshin katalogun Sire, Maverick dhe Warner: 17 albume në studio, këngë të ndryshme, regjistrime zanore, albume të drejtpërdrejta dhe përmbledhje. Këtyre do t’i shtohen në vitin 2025 edhe tre albumet më të fundit (MDNA, Rebel Heart dhe Madame X), të regjistruara për Interscope Records.

@tn.lajmelokale
@tetovanews