Ballina Aktualitet Lajme Dehari: I përgjigjem çdo thirrje e çdo kërkese të qytetarëve (VIDEO)

Dehari: I përgjigjem çdo thirrje e çdo kërkese të qytetarëve (VIDEO)

Fatmir Dehari i ftuar në TV21, i pyetur nëse komunikon me Fatmir Limanin, tha se ka pasur komunikim para një kohe të caktuar, por kohëve të fundit nuk ka diçka të tillë.

“Kemi pasur deri në kohët e fundit, kemi pasur deri para një kohe të caktuar, e kohëve të fundit nuk kemi pasur diçka të tillë. Po thjesht ne njihemi, mua më njohin kërçovarët, për natyrën time, të përditshmërisë sime. Qoftë në punë, qoftë jashtë pune, qoftë në lokal, qoftë në rrugë, jam në komunikim me qytetarët, praktikoj një metodë sociale në detyrën time duke qenë pranë njerëzve në çdo moment. Pra ju përgjigjem çdo thirrje të qytetarit, çdo kërkese të qytetarët, në të gjitha format, dhe mënyrat që drejton tek unë, telefon apo mesazh apo komunikim të drejtpërdrejt” tha Dehari./TetovaSot

@tn.lajmelokale
@tetovanews