Ballina Aktualitet Kasami: Për Tearcën kemi disa projekte konkrete/Qëndrojmë garancë se Dauti do t`i...

Kasami: Për Tearcën kemi disa projekte konkrete/Qëndrojmë garancë se Dauti do t`i realizojë ato (VIDEO)

Lëvizja Besa sonte mbajti tubimin e saj qendror në fshatin Sllatinë të Komunës së Tearcës, ku ka prezantuar programën e saj për qeverisjen katërvjeçare në këtë komunë.

Në këtë tubim të pranishëm ishin edhe kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Shefi i Shtabit Zgjedhor dhe Sekretari Gjeneral I Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, Sekretari Organizativ, Adnan Azizi, Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri si dhe shumë funksionarë partiak nga ky subjekt politik.
Në fjalën e tij para të pranishmive, bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në kuvendin komunal, Ahmet Ziberi ka thënë se me ardhjen e Lëvizjes Besa në krye të Komunës së Tearcës menjëherë do të fillohet që të rikuperohen të gjitha sferat e jetës shoqërore, pasi në periudhën e kaluar në këtë komunë nuk është ndërmarrë pothuajse asgjë nga strukturat udhëheqëse të kësaj komune.

Ndërkaq, kandidati i Lëvizjes Besa për Kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi në fjalimin e tij para banorëve të Komunës së Tearcës ka thënë se Lëvizja Besa dhe ai si kandidat i saj do të angazhohet për një komunë më të pastër, pa mbeturina, me shërbime administrative cilësore dhe tërësisht transparente duke mos ndjekur e rrugën e paraardhësve të tij të cilët, jo vetëm që nuk bënë asgjë për komunën por e keqpërdorën deri në maksimum.

“Ashtu siç po afrohet dita e zgjedhjeve, po afrohet edhe ndryshimi në Komunën e Tearcës. Me ardhjen tonë në krye të Komunës, ne do të angazhohemi për një komunë për të gjithë qytetarët, sepse mbi të gjitha ky institucion ka nevojë për çlirim e jo uzurpim. Nuk premtoj shumë sepse mjaft na premtuan tre mandate dhe nuk realizuan asgjë, unë mund t’ju premtoj vetem një gjë: Pastërti në gjithë fshatrat, shërbim cilësor në administratën komunale si dhe transparencë para gjithë qytetarëve. Ata përpiqen të kopjojnë jo vetëm programin tonë por edhe iniciativat tona.

Megjithatë, një gjë të gjithë e dinë kopja mbetet gjithmonë më e zbehtë nga origjinali. Sllatinën por edhe fshatrat tjerë i lan pas dore, jo pse nuk mundnin të bënin diçka, por nuk dëshironin, sepse ata u kujdesën vetëm për interesat e tyre, u kujdesën vetëm për të rritur bizneset e tyre private. 0 transparencë, 0 punë për banorët, 0 investime të huaja, andaj më 17 Tetor t’ua vazhdojmë edhe më shumë 0 (zerot) dhe t’ju themi: Mjaft më, është koha për të punuar për qytetarët është koha për t’u treguar me vepra.

Koha juaj ka përfunduar sepse qytetarët më kanë vendosur që komuna jonë njeherë e përgjithmonë të jetë në duar të sigurta. Nuk kemi sllogane të bukura vetëm në fjalë, por ambientit dhe ekologjisë do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë duke e ruajtur atë dhe duke mos lejuar mbeturina në çdo lagje. Do të inicojmë riaktivizimin e klubeve futbollistike në rajonin tonë me të vetmin qëllim që rinia të jetë pjesë aktive e saj. Do të kujdesemi në maksimum për arsim cilësor të depolitizuar jo vetëm me fjalë por me vepra konkrete, prioriteti ynë kryesor në komunën tonë është hapja e një pallati të kulturës, këtë do ta arrijmë ta realizojmë nëpërmjet zv,ministrit tonë të nderuar Sedat Sulejmanit. Nuk do ta harrojmë çështjen kryesore që është në zemrën e Pollogut zhvillimin e bujqësisë, së shpejti me ndihmën e ministrit Hoxha do të hapet njësia rajonale e bujqësisë në komunën e Tearcës e cila do t’ua lehtësojë banorëve mënyrën e informimit dhe rregullimin e dokumentacioneve të nevojshme”, ka thënë Memishi duke përfunduar se:

“Qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku ne jetojmë, gëzimi më i madh i fitores nuk do të jetë më 17 Tetor por atëher kur do t’i zgjidhim problemet e komunës tonë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews