Ballina Kultura Shuhet aktorja e njohur shqiptare (FOTO+EMRI)

Shuhet aktorja e njohur shqiptare (FOTO+EMRI)

Është ndarë nga jeta aktorja Filika Dimo. Lajmin e trishtë e ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Autorja që u shua në moshën 82-vjeçare prej disa vitesh jetonte në Belgjikë.

Filika Dimo u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë. Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë vepra dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Debutimin e saj në kinematografi e bëri në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid.

Artikulli paraprakIbrahimi: Në dhjetor Qeveri e re pa B D I-në (VIDEO)
Artikulli tjetërStuhi në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, era shkul pemët, K A O S në sektorin e transportit publik (FOTO+VIDEO)