Të gjithë banorët e fshatrave të Malit të Thatë e kanë dëgjuar vendin e quajtur `Te Posti i Bullgarit`. Ndodhet sipër fshatit Dëbërcë dhe aty ka qenë kufiri mes Bullgarisë dhe Shqipërisë në vitet 1941-1943. Dëbërca ishte nën Bullgarinë, kurse menjëherë në anën tjetër, Leshnica e Epërme ishte pjesë e Shqipërisë.Kjo periudhë quhej edhe si koha e „Bullgarit të Dytë“, sepse Bullgaria kishte qenë në këto fshatra edhe në vitet 1915-1918, që quhet si koha e „Bullgarit të Parë“.Atëherë, në vitin 1916, ishte bërë një regjistrim i popullsisë dhe Dëbërca kishte 500 banorë.
Te vendi Posti i Bullgarit kanë mbetur vetëm gurët e objektit që kanë përdorur bullgarët për kontrollimin e kufirit gjatë asaj periudhe.
Ja pamjet:
Te shtëpia e pylltarëve në Dëbërcë, në vendin ku ka qenë kufiri Shqipëri-Bullgari 1941-1943
Zgjedhjet Lokale 2021:







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)







