Në 22 komuna kanë fituar kandidatët për kryetarë nga VMRO-DPMNE, në 9 komuna kanë fituar kandidatët nga LSDM
Nga të dhënat e përpunuara deri më tani, kryetarët janë zgjedhur në 34 komuna. Nga këto, në 22 komuna kryetarët e ri janë nga VMRO-DPMNE, në nëntë komuna janë nga LSDM, dhe në tri komuna më së shumti vota kanë fituar kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim, tha sonte kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.
Në raundin e dytë në shumicën e komunave do të zgjidhet mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa në shtatë komuna në balotazh janë kandidatët e Aleancës për Shqiptarët dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Në dy komuna në balotazh janë kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes BESA.
Dashtevski tha se deri më tani asnjë ankesë nuk është dorëzuar në KSHZ.

![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-238x178.avif)




![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-100x75.avif)
