Ballina Shëndeti Duart e ftohta, treguesi i problemeve të tjera shëndetësore

Duart e ftohta, treguesi i problemeve të tjera shëndetësore

Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta. Megjithatë, nëse duart tona janë vazhdimisht të akullta dhe nuk i ngrohim dot në asnjë mënyrë, problem mund të jetë qarkullimi i dobët i gjakut, por edhe shumë sëmundje të tjera të rënda.

Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe mpirja janë një sinjal i detyrueshëm për një kontroll te një mjek, transmeton Telegrafi.

Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë që, para së gjithash, të hiqni dorë nga shprehitë e këqija, siç është pirja e duhanit.

Filloni të merreni me sport dhe dëgjoni rekomandimet e mjekut.

Monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterinës, këshillojnë ekspertët, dhe këto janë problemet më të zakonshme shëndetësore të treguara nga duart e ftohta:

Anemia
Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë kronike të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.

Gjëndër tiroide
Hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadalësuar i tiroides, çon në një ngadalësim të metabolizmit, i cili rezulton në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews