Ballina Aktualitet Kultura Publikohet lista: Artistët që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës

Publikohet lista: Artistët që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës

Është publikuar lista e këngëtarëve pjesëmarrës në edicionit e 60-të të Festivalit të Këngës. Ronela Hajati, Evi Reçi, Saimir Çili Kastro Zizo dhe Alban Ramosaj janë në mesin e 20 të përzgjedhurve që do të garojnë për të shkuar në Eurovision, i cili do të mbahet vitin që vjen në Torino të Italisë.

Ramosaj, pasi u shpall fitues i edicionit të fundit të Këngës Magjike pati shprehur dëshirën për të konkurruar dhe për në festivalin evropian. Këtë vit, ishte Anxhela Peristeri e cila na përfaqësoi në Eurovision ku arriti të renditej në vendin e 21-të.

LISTA E PLOTË

Alban Ramosaj

Denis Skura

Evi Reçi

Gjergj Kaçinari

Janex (Xhejn Kumrija)

Kastro Zizo

Kelly

Mirud

Rezarta Smaja

Ronela Hajati

Saimir Çili

Stefi dhe Endri Prifti

Shega

Urban Band

Eldis Arrnejti

Ester Zahiri

Kejsi Rrustja

Olimpia Smajlaj

Viola Xhemali

Xhuljana Pjetra

/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews