Ballina Diaspora Tre shqiptarë nga Kosova do të garojnë për parlamentin suedez (VIDEO)

Tre shqiptarë nga Kosova do të garojnë për parlamentin suedez (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Adnan Dibrani, Arber Gashi e Aida Birinxhiku janë tre kandidatët me prejardhje nga Kosova që synojnë të bëhen deputetë në Parlamentin e Suedisë.

Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht, dhe thotë se u mundua veçanarisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën.

Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë e arsimin, teksa Arbër Gashi, përveç ambientit nëse fiton do të angazhohet për pensione e paga më të larta.

Zgjedhjet në Suedi do të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm.