Ballina Teknologji Ja pse Elon Musk hyri në selinë e Twitter me lavaman në...

Ja pse Elon Musk hyri në selinë e Twitter me lavaman në duar (VIDEO)

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka vizituar zyrat e rrjetit sociale, Twitter, pak para fundit të afatit në të cilën ai duhet të mbyllë marrëveshjen për ta blerë kompaninë. E ka bërë vizitën në një mënyrë interesante. Në Twitter ka postuar një video në të cilën shihet me një lavaman duke hyrë në zyrat e kompanisë në San Francisco, shkruan Portalb.mk.

Domethënia e lavamanit (anglisht sink) është simbolike, sepse në anglisht kur përdoret fraza “Let that sink in” domethënë që “Le të mbetet kjo këtu”. Por pasi sink është dhe fjalë që përdoret për lavamanin Musk i ka kombinuar ato, “let that” (le të), “sink” (lavaman/mbetet), “in” këtu.

Një gjykatë i ka dhënë Muskut afat deri të premten që ta përfundojë marrëveshjen për ta blerë kompaninë, që do t’i jepte fund “turbullirave” pasi miliarderi u pajtua ta blinte rrjetin social, e më pas u tërhoq.

Pavarësisht hyrjes së befasishme të Muskut në zyrat e kompanisë, s’ishte e qartë nëse blerja është finalizuar. Twitteri ka konfirmuar për “Associated Press” se videoja e Muskut ishte reale, por ka refuzuar ta komentojë.

Afrimi i Muskut me Twitterin nisi në muajin mars. Më pas, më 4 prill u njoftua se ai u bë aksionari më i madh i kompanisë, pasi bleu 9 për qind të aksioneve për 3 miliardë dollarë. Fillimisht, Twitteri ia ofroi një ulëse në bord, por gjashtë ditë më vonë shefi ekzekutiv, Parag Agrawal, njoftoi se Musku s’do t’i bashkohet bordit. Oferta për blerjen e kompanisë pasoi menjëherë. Ajo u prit me befasi, ndërsa në korrik, Musk u shpreh se po tërhiqet nga oferta. Dy javë para se të niste një proces gjyqësor për tërheqjen e Muskut, ai ndryshoi sërish mendje duke thënë se do ta kompletojë marrëveshjen.

Artikulli paraprakDasma kthehet në tragjedi, dhëndri vritet në ditën e martesës
Artikulli tjetërFilloi hartimi i Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë