Ballina Aktualitet Arben Taravari dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të ASH-së (VIDEO)

Arben Taravari dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të ASH-së (VIDEO)

Arben Taravari dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, me gjithsej 1460 nënshkrime të mbledhura nga degët e partisë. Taravari tha se deri në momentin e dorëzimit të kandidaturës, ai është kandidati i vetëm për kryetar, por nuk e përjashtoi mundësinë e paraqitjes së edhe ndonjë kandidature tjetër deri në përfundimin e afatit. Kongresi i Aleancës për Shqiptarët do të mbahet më 17 dhjetor.

“Publikisht falënderoj gjithë anëtarësinë dhe degët e ASH-së që pa rezerve më kanë përkrahur dhe për një afat prej një vit e gjysmë i mblodhën një sasi të konsiderueshme të nënshkrimeve që më mundëson të jem kandidat i mundshëm për ASH-në. Afati është deri në mesnatë sonte, nuk e di a do të ketë kundërkandidat, por kanë të drejtë çdokush që mbledh mbi 400 nënshkrime të kandidojnë dhe në kongres po ashtu kanë të drejtë të kandidohet secili që mbledh mbi 100 nënshkrime të delegatëve të kongresit të kandidojë”, tha Arben Taravari, kandidat për kryetar i ASH-së.

Artikulli paraprakDepresioni sezonal: Ja gjërat e vogla që mund të bëni çdo ditë për ta përballuar
Artikulli tjetërDy orë pasi iu dha lamtumira e fundit shtatzënës së vrarë, vetëvritet dorasi (VIDEO)