Ballina Aktualitet Antikorrupsioni: Lista e fundit për prokurorë dhe gjykatës po e “varros” besimin...

Antikorrupsioni: Lista e fundit për prokurorë dhe gjykatës po e “varros” besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit

????????????????????????????????????

Komisioni Antikorrupsion nuk mund t’i hetojë kandidatët që sapo mbaruan Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë pasi kjo tashmë është punë e kryer dhe sistemi është i mbyllur thotë numri “një” i Komisionit Biljana Ivanovska.

Megjithatë ajo i bën thirrje Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve Publik duhet t’i forcojnë mbikëqyrjet dhe kontrollet e tyre për të vlerësuar punën e këtyre prokurorëve dhe gjykatësve që janë të afërm të funksionarëve. Kreu i antikorrupsionit thotë se kjo do të ndikojë që dyshimi i qytetarëve tek gjyqësori të vazhdojë të rritet, andaj apelon që politika t’i tërheqë duart nga profesionalizmi.

“Është për të ardhur keq se në kushte kur kemi ndikim të madh politik si rrezik i lartë i korrupsionit në punësimin përmes sistemeve të njohura për nepotizëm, hronizëm, klientelizëm, përmes pazareve politike të strukturës së lartë udhëheqëse, në kushte të këtilla dyshimet tek qytetarët dhe ndjenja është tepër e lartë, ndërsa nga ana tjetër kemi sistem në shtet i cili nuk është mjaftueshëm rezistent ndaj korrupsionit dhe normal që njerëzit do të reagojnë”, deklaroi Biljana Ivanovska, Komisioni për Anti Korrupsion./Alsat.mk

Artikulli paraprak31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a; Rreth 60% ikën në Mbretërinë e Bashkuar
Artikulli tjetërBorrell për REL: Nuk duam një Luftë të Tretë Botërore