Ballina Kronika Vetura bie në lumë, tre 16-vjeçarë nga Rozhaja humbin jetën në Mal...

Vetura bie në lumë, tre 16-vjeçarë nga Rozhaja humbin jetën në Mal të Zi

Tre persona të mitur kanë humbur jetën në një aksident trafiku, që ka ndodhur të premten rreth orës 22:30 në rrugën Rozhaje – Baq, afër zonës së Zelenit në Mal të Zi.

Sipas gazetës malazeze “Vijesti” viktimat janë tre gjashtëmbëdhjetë vjeçarë nga Rozhaja, A.M., S.M. dhe I.D.

Nga Departamenti i Policisë kanë bërë të ditur se pasagjeri i katërt në veturë ishte F.D. (16) i cili është në rrezik për jetën.

Pas aksidentit ai është transportuar me plagë të rënda në Spitalin e Përgjithshëm në Berane, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Sipas informacioneve vetura në të cilin po udhëtonin të rinjtë ka rënë nga rruga në lumë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews