Ballina Aktualitet Lajme Kronika,13 mars 2023: 8 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika,13 mars 2023: 8 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Mbrëmë (12 mars) rreth orës 22:40, në rrugën “Todor Tsipovski-Merxhan” në Tetovë, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat 18 vjeçar nga Shipkovica e Tetovës dhe katër persona nga Tetova me inicialet B.B.(26), E.E.(24). B.E.(26) dhe F.F.(25), pasi që gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Dje (12 mars), në ora 18:10, në Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 49-vjeçarin H.Sh. nga ky fshat, të cilit gjatë kontrollit të kryer i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një parashtrim përkatës.

Dje (12 mars), rreth orës 19:30, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçarin B.Sh. nga Leshka e Tetovës, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Pas dokumentimit të rastit B.Sh. do të përballet me parashtresë përkatëse.

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (12 mars) rreth orës 13:45, në rrugën “Aleksandër Jovanovski-Zhurçin” në Tetovë, kanë privuar nga liria 33-vjeçarin K.M. nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer një vjedhje dhe tek i njëjti janë gjetur gjërat e vjedhura, të cilat janë konfiskuar menjëherë dhe i janë kthyer pronarit A.V.(25), po ashtu nga Tetova, kurse kundër K.M. do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Dje (12 mars), në ora 16:50 në SPB-Tetovë, personi H.I. (43) nga Reçica e Madhe ka raportuar se rreth pesëmbëdhjetë minuta para raportimit, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga B.Sh.(47) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Pesëdhjetë e dy vjeçari me inicialet D.P. nga Gostivari, mbrëmë (13 mars), në ora 02:20 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 01:00 në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë është kafshuar nga një qen i pastrehë.

Dje (12 mars), në ora 17:40, personi me inicialet Sh.F.(48) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 15:30 në rrugën “Kuzman Josifoski-Pitu” në Tetovë, është kafshuar nga një qen i pastrehë.

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari S.B. nga Debreshi i Gostivarit, dje (12 mars), në ora 12:00 në SPB -Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:45 në fshat është kafshuar nga një qen pastrehë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews