Ballina Kronika E rëndë në Gjermani/ Shqiptarja vritet nga ish-bashkëshorti pas divorcit

E rëndë në Gjermani/ Shqiptarja vritet nga ish-bashkëshorti pas divorcit

Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje shqiptare nga Kosova në Gjermani. Atje, burri Besmir Ademi, ka vrarë gruan e tij, Jetmira Bekën. Nëna e viktimës, ka folur sot për Lajmi.net dhe ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë dorasi, vajzës së saj.

“Që 8 vite e kërcënume prej tyne, jo e mysim sot jo e mysim nesër. Nëse ti thu diçka në familjen tande, ose dahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiçike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunënë që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’u kanë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhë qa ka ndodhë, na vjen keq, edhe Jetmirën, që u kanë një çike që nuk mundet me gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrë me na kërku falje”, tha ajo.

Ajo ka thënë se vajza e tij është ndarë që dy muaj nga ish-partneri i saj, me ndërhyrjen e të shtetit gjerman.

“Jetmira është nda që dy muaj prej tij. E ka nda shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira është dalë prej shtëpisë. Policia e ka kthy Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Mas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çu në shtëpi të grave”, tha tutje ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews