Ballina Kronika Kokainë, kanabis dhe mijëra euro, si u zbuluan dy shqiptarët në Bolonja

Kokainë, kanabis dhe mijëra euro, si u zbuluan dy shqiptarët në Bolonja

Dy trafikantë shqiptarë droge u arrestuan nga policia italiane në Bolonja pasi u kapën me kokainë, kanabis dhe mijëra euro.

Një 37-vjeçar shqiptar u kap pasi ishte vendosur nën vëzhgim nga efektivët, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet rreth një kilogram kokainë dhe rreth 20 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, në zonën e Reggio Emilia agjentë të tjerë vijuan vëzhgimet pranë banesës së 37-vjeçarit, ku identifikuan një tjetër shqiptar, 46 vjeç, i cili u arrestua më pas.

Në makinën e tij u gjet një çantë shpine me rreth 6 kilogramë kokainë, 20 kilogramë kanabis si edhe një pistoletë Taurus dhe 50 gëzhoja.

Artikulli paraprakKjo është turistja belge që humbi jetën në Valbonë
Artikulli tjetërE rëndë në Greqi, babai harron fëmijën në makinë, foshnja 5-muajshe asfiksohet dhe humb jetën