Ballina Kronika E rëndë në Greqi, babai harron fëmijën në makinë, foshnja 5-muajshe asfiksohet...

E rëndë në Greqi, babai harron fëmijën në makinë, foshnja 5-muajshe asfiksohet dhe humb jetën

Një foshnje vetëm 5-muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Greqi pasi babai i tij e ka harruar në makinë. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Artë. Burri në fjalë e mori fëmijën me vete dhe shkoi në punë. Ai e la foshnjen në makinë dhe zbriti të vijonte punën e për të u kujtua vetëm kur e mori bashkëshortja në telefon për ta pyetur.

Ai doli dhe pa që fëmijën e kishte lidhur në makinë dhe e kishte harruar aty, por foshnja kishte humbur jetën. bebja ishte asafiksuar duke qëndruar për orë të tëra i mbyllur në makinë dhe kishte shkumë në gojë.

Foshnja është dërguar menjëherë në spitalin e Artës, ku është konstatuar vdekja e tij. Mësohet se edhe babai i fëmijës ndodhet në spital duke u trajtuar, pasi ka pësuar tronditje. Pritet që foshnjes t’i zhvillohet autopsia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews