Ballina Kronika Aksident i rëndë në dalje të Shkupit/Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin nga...

Aksident i rëndë në dalje të Shkupit/Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin nga Kumanova, shoferi i ri ia mbath nga vendi i fatkeqësisë

Shoferi 20-vjeçar me një “Audi” ka përplasur një kumanovar dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes

Me datë 18.08.2023 në ora 20.43 në SPB Shkup është raportuar se në magjistralen Shkup-Kumanovë, në dalje nga Shkupi, Xh.I.(20 vjeç) nga Shkupi, me vendbanim në Zvicër, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa zvicerane ka goditur këmbësorin me inicialet G.S.(54 vjeç) nga fshati Pçinjë i Kumanovës, ku pas aksidentit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Увид на местото на несреќата извршила екипа од СВР Скопје.
Nga plagët e pësuara, këmbësori G.S. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Rreth orës 21:40, shoferi J.S. vetë është lajmëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime fizike, ka thënë policia.

Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e aksidentit./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews