Ballina Kronika YouTuberi turk, konsulent për viza, i cili vrau fëmijët e tij dhe...

YouTuberi turk, konsulent për viza, i cili vrau fëmijët e tij dhe më pas i dha fund jetës, i la një mesazh të fundit gruas së tij: “Kur të mbërrish ti, unë dhe fëmijët do të jemi të vdekur”.

Në Adana të Turqisë, pas vrasjes së dy fëmijëve të tij dhe më pas vetëvrasjes, është zbuluar mesazhi i fundit që YouTuber-i Sergen Altunbaş i kishte dërguar ish-bashkëshortes së tij.

Në Adana, Sergen Altunbaş, i njohur në YouTube për videot e tij mbi këshillimin për viza, kishte vrarë javën e kaluar dy fëmijët e tij Ada (8) dhe Mert Altunbaş (6) dhe më pas i kishte dhënë fund jetës.

Është zbuluar mesazhi i fundit që Altunbaş i kishte dërguar bashkëshortes para se të vetëvritej.

Pretendohet se Altunbaş i ka shkruar bashkëshortes së tij, për të cilën thuhet se i kishte braktisur: “Kur të vish ti, unë dhe fëmijët do të jemi të vdekur.”

“MË SHPËTONI FËMIJËT”
Fqinja e çiftit Altunbaş, Zehra Özgül, foli lidhur me ngjarjen.

Duke thënë se në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpinë e saj, Özgül deklaroi: “Një fqinj erdhi dhe më tha: ‘Në shtëpinë poshtë i ka vënë zjarr makinës’. Shikova nga dritarja. Pas kësaj e telefonova Gizem-in. Gizem më bërtiti në telefon: ‘Motër, fëmijët janë në duart e tij, m’i shpëto fëmijët!’ Unë u çmenda. U hodha nga shtëpia dhe dola me vrap në rrugë.”

Özgül shtoi gjithashtu: “Në makinë pati shpërthime dhe bashkë me to shpërtheu edhe arma”, duke thënë se kurrë nuk i kishte shkuar në mendje që Sergen Altunbaş mund të bënte diçka të tillë.

ÇFARË NDODHI?
Më 15 janar, në lagjen Boynuyoğun të rrethit Sarıçam në qendër të Adanas, Sergen Altunbaş kishte vrarë me armë zjarri fëmijët e tij, Ada dhe Mert.

Më pas, ai ishte vetëvrarë me të njëjtën armë.