Ballina Lajme “Mjekësia, flauti dhe poezia – Rrugët e një shpirti të lirë” (Intervista...

“Mjekësia, flauti dhe poezia – Rrugët e një shpirti të lirë” (Intervista e plotë e Merita Emurllahit në emisionin 9 me11 të Alsat))

Screenshot

Merita Emurllahu, studente e mjekësisë, flautiste dhe poete, tregon për dashurinë për artin, mbështetjen e familjes dhe ëndrrat për të ardhmen.

Moderatorja dhe moderatori: Pikërisht, ne sot do të flasim për zgjedhjet e rrugëve të jetës. Një ndër personazhet, siç është edhe një poete e re në vendin tonë, është pikërisht Merita Emurllahi, që guxon të ecë në disa rrugë njëkohësisht, mes vargjeve që ndjehen, notave që frymohen dhe një profesioni që kërkon zemër shumë të fortë. Ajo vjen si një kombinim i rrallë i ndjeshmërisë, disiplinës, por edhe ku – poezia nuk është vetëm art, por është edhe mënyra për ta kuptuar jetën. Sot nuk do ta pyesim vetëm si autore, por do të flasim si një shpirt i ri që po ndërton identitetin e saj mes artit edhe shkencës. E tashi, unë këtu me sa kuptova, domethënë e kemi poete, e kemi muzikante, po dhe t’i thuj shkencëtare diçka, mjekësinë e studion – një trinom i çuditshëm për të cilin do të zbuloj shumë ngjashmëri dhe përqë më lidhet edhe me temën e sotme. Miq të dashur, sepse siç duket që nuk ka pasur imponime nga prindërit për të zgjedhur dëshirën e saj. Dhe i themi mirëmëngjesi Meritës. Merita Emurllahi, mirëmëngjes dhe mirë se erdhe.
Kliko foton dhe shiko videon

Merita Emurllahi: Mirëmëngjesi. Kënaqësia është e imja që të jem këtu prezente para jush.

Moderatorja: U zgjove herët sot?

Merita Emurllahi: Jo, po se zgjohem me tre profesione, ha – zgjohen herët për të mësuar, i kam si rutinë këto.

Moderatorja: Shikoj… Kur do të flasim për mjekësinë, unë nuk e dija, e di atë barcoletën, sepse zakonisht njerëzit… përpara se të studiojnë një profesion, duhet t’i dinë barcoletat. Është një barcoletë që… një gjysh me nipin e tij ecin në urën e gurit dhe po shikojnë një burrë atje poshtë. Nipi i thotë gjyshit: “O gjysh, o gjysh, shiko babadimrin!” Thotë: “Jo, thotë është absolvent i mjekësisë. O Zot, do të plakemi ne duke studiuar gjithmonë!” Domethënë mjekësia nuk ka fund në studim, edhe pasi që diplomon, çdo…

Merita Emurllahi: Thjesht në lexim e sipër, çdo herë njohuri merr.

Moderatorja: Ndërsa ti, për të pushuar, ke poezinë, besoj. Aty i fryj emocionet e mia. Ose ndonjëherë kur ndjehem e mbingarkuar, e nxjerr në art, në fjalën e bukur. Ku ka më bukur se kjo? Merita Emurllahi, sepse unë mendoj që një njeri që ka të zhvilluar pjesën artistike të shpirtit të tij, mendoj që edhe gëzimi por edhe pikëllimi është më i bukur, më i përballueshëm, do ta thoja kështu.

Merita Emurllahi: Patjetër që po.

Moderatorja: Para se të kalojmë të flasim për profesionet e shumta, mirëpo mbi të gjitha është ajo pjesa shpirtërore që ty të përmbush personalisht. Unë dua pak të ndërlidhemi, sepse dhe temën e ditës së sotshme e kemi përshtatur shumë mirë me ty. Për një gjeneratë të re, e cila në shumë raste fatkeqësisht e has veten – të rinjtë hasin veten në situata ku pak a shumë kanë imponime. Jemi mësuar me pedagogjinë, një drejtim që është i imponuar shumë shpesh nga prindërit. Jemi mësuar me disa profesione që janë të rehatshme dhe janë stabile për të rinjtë. Mirëpo, ja që ka prindër që nuk e kuptojnë që sot IT-ja është shumë e zhvilluar, mjekësia vetëm se po përparon shumë e më shumë me teknologji të ndryshme. Dua të di se pikërisht për ty sa ka ndikuar pritshmëritë familjare në zgjedhjen e profesioneve tua.

Merita Emurllahi: Domethënë, një profesion ka qenë studim, pastaj ka… sipas vendimeve, drejtimet të cilat i kam përzgjedh në jetë, prindërit çdo herë kanë… vetës në mua, familja, domethënë rrethi im i ngushtë – dhe nuk jam dakord që të ndikojë dikush, qoftë edhe prindi apo kush ta di unë, në jetën e tjetrit, sepse profesioni ndikon shumë në jetën e dikujt. Edhe te unë nuk ka qenë kjo. Çdo herë kanë qenë shtytësit, mbështetësit e mi më të mëdhenj. Edhe shpresoj edhe uroj çdo vajzë apo çdo fëmijë ta ketë këtë përkrahje.

Moderatorja: Mbi të gjitha kjo është. Por para se të mbërrijmë te mjekësia, të shkojmë te shkolla fillore, sepse në shkollën fillore, pikërisht Merita Emurllahi ka përzgjedhur një ndër profesionet më të bukura të artit, mirëpo edhe një ndër instrumentet të cilët i hasim – ne që jemi muzicientë i hasim shumë shpesh, mirëpo që me të vërtetë, sidomos viteve të fundit, është në deficit e sipër. Më thuaj, si arrite deri tek flauti? Mirëpo mbi të gjitha, me muzikën çfarë të lidh dhe si lidhesh ti me muzikën?

Merita Emurllahi: Fillimisht, domethënë, e kam përmendur edhe në intervistat e tjera, nuk e kam ditur fare si instrument flautin, s’ekzistonte hiç fare. Edhe kam shkuar për të hyrë, domethënë, instrumentin e violinës apo pianos – këto instrumentet e famshme. Edhe gitarën e kisha parasysh. Edhe kur shkova, unë isha klasa e tretë, mos gabofsha, edhe më thanë: “Ke ardhur me vonesë, duheshe prej klasës së parë për këto instrumente.” Por tha: “Ke opsione të tjera, ke flautin… kishte edhe gitara, klarinetë…” këto. Edhe thanë që flauta është një instrument më ta quaj feministe, më femëror, po nuk peshon shumë. Edhe thamë: “Okej, po e zgjedhim këtë.” Pastaj unë menjëherë kur shkova në shtëpi në YouTube të shoh si tingëllon, si duket, kështu, edhe pastaj domethënë u regjistrova. Fillimisht kam mësuar solfegjo një vit – që është mësimi i notave, taktimet këto – pastaj nga viti i dytë fillova me pjesën praktike të instrumentit. Flauta, siç e din, është e përbërë prej tre pjesëve: kokës, trupit dhe bishtit. Edhe me pjesën e kokës jam marrë tre muaj.

Moderatorja: Mesi i vështirë, domethënë? Në botë të mirë që nuk ke zgjedhur violinën – dua të them, mirën e kam violina, po…

Merita Emurllahi: Jo, nuk dua të them, nuk dua të tingëlloj ashtu, sepse violina është një mbretëreshë e instrumenteve, mirëpo që ta ha shpirtin. Është shumë e vështirë sepse nuk i ke notat e caktuara, por duhet të gjitha t’i krijosh. Edhe është vërtet – harkoret njihen si instrumente shumë të vështira. Mirëpo edhe flauta, domethënë, çdo instrument, çdo instrument ka vlerë. Duhet të jesh në të njëjtën kohë atë çka e fryn ta shtypësh, në të njëjtën kohë edhe të jesh e saktë, në sinkronizim. Edhe pastaj nisi të më pëlqejë pas tre muajsh çka ushtrova – pjesën kokës. Kur ma dha profesoresha krejt instrumentin në dorë, nisi ajo dhimbja e muskujve që ishte javore, po, derisa ta mbash posturën drejtë, krejt këto teknika. Edhe mandej u ambientova me instrumentin, nisa që të luaj këngë, edhe vetë në shtëpi të kompozoj pasi që i mësova notat. Nisa të marr pjesë në gara të ndryshme: gara rajonale, komunale – fitova vendin e parë; gara shtetërore në Shkup – vendin e tretë. Edhe këto, se di, kanë qenë një motiv për ta mbajtur gjithmonë si pasion flautin.

Moderatorja: Mirë, si këtu kemi flautën, kemi poezi. Për atë që flauta ka një tingull shumë melankolik, dhe unë jam e bindur se çka ka ndikuar flauti me tingujt e saj tek Merita Emurllahi, jam e bindur që kjo të ka shtyer edhe më shumë në poezi. Më thuaj pak tani këtë ndërthurjen, poezinë si e gjet? Cila ishte ajo poezia jote e parë që e lexove ose që të ka pëlqyer dhe që të dha kënaqësinë të shkruash?

Merita Emurllahi: Unë jam… nuk i gjej notat këtu, por do t’i gjej me fjalë. Kemi kështu momente në jetë. Domethënë, unë çdo herë që prej fillores kam qenë ajo që hartimet i kam pasur shumë qejf. Edhe kur kishim tema shkollore, atë çka kemi mësuar, dhe temat e lira – unë gjithmonë zgjidhja temën e lirë. Edhe nuk e dija se kishim provim, atë provim thashë “hartim”, domethënë atë ditë thjesht e qetë, e relaksuar, vazhdoja, njëherë nuk e prekja hartimin ndoshta 20 minuta fare, derisa… “Midis pranverës dhe varfërisë” – edhe unë isha më tepër te këto temat sociale, te këto melankolike. Edhe thashë: “Po e zgjedh këtë temë.” Mandej nisi të më hyjë në qejf të shkruaj. Por jo që e mora aq seriozisht në fillore, ndoshta më shumë kisha pjesën e artit të muzikës, ku e shfryja atë, si ta them, gëzimin apo pikëllimin. Çdo herë me flaut mësoja ndonjë këngë kështu. Pastaj, duke u rritur, nuk do të marr gjithmonë flautën e vetes ta nxjerr, çdo herë ta montoj dhe të luaj ndonjë pjesë muzikore. Kur hyra në shkollën e mesme, ato fillimet e para, domethënë, ka qenë krejt përkushtimi tek mësimet, sepse është shumë rëndë – ka qenë viti i parë edhe i dytë. Mandej kur e lehtësova, të themi, ja mora dorën, por edhe pashë që… në fakt, kur kam nisë të shkruaj poezitë e para, edhe nisi që shoqëria ime t’i pëlqejë fillimisht. Sepse ndonjëherë disa gjëra kur nuk i beson tek vetja, nevojitet një sy tjetër, po, që të themi kështu. Edhe më thanë: “Merita Emurllahi, ti shkruan shumë mirë, duhet ta marrësh këtë punë më seriozisht, të vazhdosh të shkruash, ndoshta të botosh edhe libër.” Edhe sikur më erdhën mirë këto fjalët, më seriozisht. Krah, një shtytje – është një mrekulli që mund të ndodhë. Të kemi shumë njerëz këtu, të cilëve po u zbehen ëndrrat, dëshirat nga gojët e liga, u humb motivi.

Moderatorja: Po, sigurisht. Sidomos te kjo ndikon. Ke pasur një shoqëri shumë të mirë, shumë të madhe?

Merita Emurllahi: Po, jam shumë falënderuese. Edhe pastaj, vitin e tretë edhe të katërt, nisa që të shkruaj më shpesh, derisa arrita të krijoj një përmbledhje, mjaft, pak më eksplozive, do të thosha kështu, te emocioni – të cilat janë mbi njëqind poezi.

Moderatorja: Mbi njëqind poezi! Më thuaj, ka ndonjë poezi që ke dhënë pak melodi, të ka shkuar ndërmendja apo jo? Ose ndonjë që të jetë “poezija flautiste”?

Merita Emurllahi: Ka poezi që lidhen me muzikën, ama ekzaktësisht për këtë jo.

Moderatorja: Unë jam e sigurtë që kur ti, Merita Emurllahi, personalisht i lexon poezitë tua, ka tinguj prapa tyre.

Merita Emurllahi: Po, sigurisht që gjithmonë poezia ka një melodi.

Moderatorja: Meqë je edhe në këtë profesion, dhe the që je si freestyle artiste që ke bërë, ke krijuar disa këngë, domethënë ke vënë ndonjë theks?

Merita Emurllahi: Për momentin jo, por do të vijë momenti që do të jap. Jemi në moshë, jo jo, është shumë re.

Moderatorja: Më pëlqen. Por është shumë interesante kur poezisë ti japësh…

Merita Emurllahi: Sepse zakonisht flautën e përdorim më shumë nëpër muzika klasike. Të them të sinqertën, nga viti i dytë unë nisa që të shkruaj tekste këngësh. Nga lidhja me muzikën, nuk je gabim – ku dua edhe aty e lidhja pjesën e tekstit me muzikën, mundohesha të kompozoj këngë me flaut, edhe atë këngë repi, ishin “uau” atë çka shkruaja.

Moderatorja: Pa eksploruar nuk mund ta dish se çfarë dëshiron në fakt. Unë dua të di, sepse në librin tënd, Merita Emurllahi, ka mbi njëqind poezi – pra po flasim për një vëllim serioz, tash nuk është diçka hobi siç e quajmë ne, por është një përmbledhje e shumë e shumë poezive. Më thuaj, sa vjet shkrim ka në këtë libër? Një periudhë njëvjeçare apo dy?

Merita Emurllahi: Me siguri është një periudhë pak më e gjatë – dy vjet e gjysmë. Dy vjet e gjysmë, mjaftueshëm, domethënë, për ta përmbushur me 100 plus, sepse doja të ishte kompletuar si duhet. Fundit, katër hapa, krijova një faqe në Instagram posaçërisht për poezi – “Edheli Eufoni” titullohet, dhe përkthehet si “bukurtingëllimi melankolik”. Edhe aty postoja nga një poezi për qejf, merrte like, merrte shumë apo jo, edhe aq. Se kisha private, e di, nuk e kisha publike. Tani e kam bërë publike. Nuk doja që ende pa u botuar libri të dilte të jehonte shumë, po doja që kur ta lexonin të tjerët atë që nuk e ndiqnin faqen – se nuk i postoja të gjitha poezitë – t’i shihnin gjërat për së pari herë, më shumë surprizë, sa ta quash, si premierë. Që të jenë për herë të parë. Po, po. Edhe pastaj arrita deri te përmbledhja. Derisa kam arritur te përmbledhja, nuk e di sa poezi njëherë kam larguar çka nuk më pëlqenin, duke i filtruar. Edhe nga fundi, bile, thoja: “Kjo s’më pëlqen, se disi e kam shkruar unë këtë – nuk e besoj.”

Moderatorja: Nuk besoje?

Merita Emurllahi: Kam qenë në ndonjë gjendje të çuditshme, nuk e di pse kjo ndodhte. Për disa poezi thoja: “E kam shkruar unë këtë?” Për disa nuk më bënin përshtypje, disa edhe sot kur lexoj, nuk i ndjej që i kam shkruar unë. Por kur bisedova me profesorin i cili më ka mbështetur shumë – profesor Mahaxhir Haruni, redaktor, korrektor dhe radhitës i librit tim – ai më ka thënë se: “Për atë periudhë çka ke shkruar, ka ngelur në atë periudhë, mos e fshij.” Po, shumë e vërtetë.

Moderatorja: Që takon edhe vitit të parë të fakultetit, por kryesisht krejt përmbledhja është e shkollës së mesme, periudha. Një kujtim fantastik ta kesh nga shkolla e mesme, sigurisht. Sa herë po flasim për leksikone të dikujt që kanë mbetur, sepse kanë lënë gjurmë dhe sa herë që lexon të rikujton diçka. Kjo është. Por më thuaj, te mjekësia – pse ja bëre vetë? Që bëj shaka, pajtohem edhe me këtë.

Merita Emurllahi: Shiko, kam qenë në shkollën fillore, midis muzikës dhe mjekësisë. Edhe atë periudhë, isha klasa e tetë, e nëntë – e nënta më saktësisht – ishte periudha e pandemisë, koncertet nuk realizoheshin, mbanim online. Nuk më tërhiqte më pjesa e muzikës, megjithëse në vend pati shumë thyerje shpirtërore që i pësuan shumë të rinj – shumë, do të thosha, fatkeqësisht, i mësuan, u zhgënjyen dhe sikur devijuan nga arti në përgjithësi. Dhe kjo ishte, mund të themi, shkas. Kjo ishte më së shumti e mbaj mend, se me përqindje më të madhe kam qenë ta vazhdoj muzikën – e doja shumë flautin, e doja me gjithë shpirt, por këto gjëra e bënë që të ma fundosnin atë motivin që kisha. Edhe thashë: “Po zgjedh mjekësinë si shkollë të mesme.” Sepse kisha si opsione gjithmonë e kam pasur atë pasion të bëhem mjeke, mësuese apo flautiste. Dhe kur hyra në mjekësi, e dija që unë do të bëhem mjeke, e dija që mjekësia do të jetë destinacioni im, edhe shpresoj ta realizoj deri në fund.

Moderatorja: Me pasion, me dëshirë, sigurisht që do të realizohet. Unë e kam një pyetje: A ka artist Merita Emurllahi në familje? A ka mjek? Sepse ndonjëherë, si unë, modeli tjetër – del “deleja e zezë” e familjes, të gjithë me ekonomi, ndonjëherë të gjithë me ekonomi, del fëmija i fundit ai më problematik dhe zgjedh artin. Domethënë, një rast konkret, më thuaj te ti ka qenë pak e ndërlidhur kjo?

Merita Emurllahi: Kemi një përshëndetje nga Oslo – shumë faleminderit, të përshëndesim faleminderit të cilët po na ndjekin nga Norvegjia. Për momentin na kemi të rregullt, kemi shikues. Domethënë, pasioni për poezinë ka qenë edhe nga ana e babait tim – edhe ai ka shkruar poezi. Nuk e di, e kam këtë si trashëgimi këtë pjesë, me siguri, te pjesa e gjuhësisë dhe letërsisë. Te pjesa e muzikës kam qenë fëmija i parë në familje që jam marrë me muzikë. Mandej motra ime ka hyrë në violinë, djali i tezes piano, edhe kishim kështu ndërmend ta bëjmë një bend. Te pjesa e mjekësisë, mami po ashtu ka qenë në mjekësi dhe gjithmonë më tregonte për këto drejtimet, për kujdesin, humanizmin. Edhe kjo më ka tërhequr. Por mjek kështu tamam në familjen time nuk kam – është djali i xhaxhait, domethënë i mamit. Por tamam në familjen time, jo. Besoj se do të jem unë e para.

Moderatorja: Më duket. Çfarë drejtimi do të zgjedhësh në mjekësi, specializim? Thoni ashtu?

Merita Emurllahi: Në specializim, sigurisht. Përfundon, sigurisht që do të vijë dita. Nuk kam specifikuar ndonjë drejtim konkretisht, por mendoj pediatrinë. Pediatri, po, sepse e kam një lidhshmëri me fëmijët, shumë e bukur. Por nuk e di si do të shkojë – ndoshta ndonjë drejtim edhe gjatë studimeve do të më tërheqë. Nuk e di si do të rrjedhë gjatë viteve.

Moderatorja: Je viti i parë, ke pak a shumë rrugën të hapur, mund ta gjesh veten. Por është një ndër më të vështirat – pediatria te fëmijët, sepse fëmijët e vegjël sigurisht që nuk dinë të tregojnë se ku e kanë problemin. Por duhet të jesh shumë i ndjeshëm.

Merita Emurllahi: Janë shumë të ndjeshëm, por sigurisht që do t’ia dalësh nëse me të vërtetë e ndjen që të pëlqen, dhe ke një raport pak më ndryshe, që e ndjen me fëmijë. Disa ndoshta nuk ndjehen komod me qarat, me ato, mendoj që dikush e zgjedh vetëm për hir të profesionit, ndërsa jo për këtë.

Moderatorja: Kjo është e rëndësishme. Do të presim një libër tjetër. Ke filluar tashmë të grumbullosh diçka tjetër? Mirëpo, mbi të gjitha, të gjithë ata që po na ndjekin – ndoshta ke dhe shumë bashkëmoshatarë të tu që duan ta lexojnë librin tënd. Ku mund ta gjejnë?

Merita Emurllahi: Do ta gjejnë tek unë, tek faqja e poezisë. Ata që janë të interesuar mund të më shkruajnë, kontaktoj me persona të cilët duan ta lexojnë librin. Pa merak për atë pjesë.

Moderatorja: Domethënë edhe ti qëndron me parimin që libri nuk shitet, por dhurohet?

Merita Emurllahi: Mirë e bukur. Unë uroj që të vijë dita që të shiten edhe librat, sepse sigurisht që duhet të ekzistosh disi. Por uroj që mendësia këtu, në nënqiellin tonë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, miq të dashur, të ndryshojë. Njëherë do të bëhet mjeke, nuk do të ketë nevojë që të jetojë nga librat, do të jetojë vetëm duke dhuruar libra. Urojmë. Por që t’i përgjigjem pyetjes – tani dua të jem e fokusuar më shumë në mjekësi, meqënëse do ta quaja… dy vitet e para e kërkojnë përkushtimin maksimal, bazamentin, që ta marrësh, sado kudo veten. Pastaj për të vazhduar në vite të tjera. Në këtë periudhë do të fokusohem më shumë në mjekësi. Pastaj, gjatë viteve të mjekësisë, çka do të më inspirojë – ato disfatat, ato të ngriturat – ndoshta do t’i shpalos patjetër, siç e thënë, në poezi. Dhe ndoshta pas ca vitesh do të krijoj një përmbledhje tjetër, një libër tjetër. Se çka do të vijë, nuk e di as unë – do të vijë.

Moderatorja: Roman, prozë, poezi – nuk e di. Unë jam e sigurt që do të presim gjëra shumë të bukura nga ti. Ndoshta do të kemi edhe si të ftuar specializanten e ndonjë drejtimi që ti ke vendosur ta ndjekësh. Mirëpo, unë jam e bindur që do të ketë sukses, sepse ke mbështetjen familjare mbi të gjitha dhe ke atë forcën personale që të shtyn të ndjekësh ëndrrat e tua. Të lutem, mos ndalo.

Merita Emurllahi: Edhe unë jam person që kur ia vendos mendjen diçkaje, gjithmonë…

Moderatorja: Po, jemi në minutën e fundit. Duam ta përmbyllim meqë mjekësia, miq të dashur, po bën tash të flasim ato operacionet fizike, ndërsa flauti do të bëjë një operacion shpirtëror. Faleminderit shumë që na keni ndjekur. Edhe të dashur, ishte kënaqësi që patëm këtu në studio Merita Emurllahin. Ishte imja. Po edhe të dëshirojmë shumë suksese dhe qofshim krenarë me emra si ju, gjithmonë. Faleminderit.

Merita Emurllahi: Faleminderit.

Moderatorja: Miq të dashur, ne këtu shkëputemi. Fund emisionit me këta tinguj të mrekullueshëm që po i dëgjojmë nga poetja, flautistja dhe mjekja e ardhshme – Merita Emurllahi. Shihemi nesër, të njëjtën kohë, të njëjtin vend. Deri atëherë, miq të dashur, kaloni sa më bukur, buzëqeshje dhe përqafime sa më shumë. Despacio, faleminderit shumë, mirupafshim.

Merita Emurllahi: Faleminderit, faleminderit shumë. Faleminderit, kënaqësi e veçantë.

Moderatorja: Faleminderit.