Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojnë një takim zyrtar të martën e ardhshme në Uashington.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke shënuar një tjetër moment kritik në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Ky takim pason bisedimet e tyre të mëparshme në Zyrën Ovale, të mbajtura më 18 gusht 2025. Samiti i javës së ardhshme vjen në një periudhë me rëndësi të lartë gjeopolitike, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë e ardhmja e ndihmës ushtarake dhe financiare amerikane për Ukrainën, si dhe strategjitë për përfundimin e luftës me Rusinë.
Sipas analistëve politikë, axhenda e bisedimeve dypalëshe do të fokusohet në disa pika strategjike duke nisur me mbështetjen e SHBA-së, pozicionin e ri të administratës Trump lidhur me fondet dhe armatimet për Kievin, planin e Paqes mbi propozimet konkrete për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi si dhe siguria rajonale ku bashkëpunimi afatgjatë dhe stabiliteti në Evropën Lindore.
Ky samit shihet si një test vendimtar për marrëdhëniet mes Trump dhe Zelensky, në një kohë kur dinamikat e luftës po pësojnë ndryshime të shpejta në terren.















