Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur (FOTO)

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur (FOTO)

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur dhe njëri nga themeluesit e ndërmarrjes së njohur nga Vushtrria “Emona Center”, Agron Mikollovci.

Ai ishte njëri nga themeluesit e brendit të njohur të marketeve “Emona”, i njohur dhe afirmuar si në qytetin e Vushtrrisë e poashtu edhe jashtë tij.

Biznesi që e udhëhoqi ai punëson me qindra të rinj e të reja.

Me pikëllim shumë të thellë mora lajmin për shkuarjen në amshim të mikut, humanistit dhe bashkëthemeluesit të “Emona Center”, Agron Mikullovci. Dajën Agron kam pasur fatin ta njoh qysh si fëmijë, kur qëndroja tek dajët në Vushtrri, ishte një njeri i urtë, i fortë e i dashur. Agroni, përjetë do të kujtohet për humanizmin, qetësinë dhe thjeshtësinë që kishte me të gjithë.

Në këto momente dhimbje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe qytetarët. Kujtimi për Agronin, do të mbetët i paharrueshëm, vepra e tij do të jetojë gjatë në përkushtimin, ndaj familjes, njerëzve dhe kontributit për zhvillimin, humanizmin dhe vendin./Besnik Tahiri

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Ju njoftoj se ka ndrru jetë Agron Mikullovci (djali i axhes)
Lusim Allahun fuqiplotë ta mëshiroj dhe ta bëj nga banorët e xhennetit.
Mbi t’gjitha e kom pas dost qe do me mungoj shume…
Var*rimi bëhet sot(14.10.2021) me drekë(13:00)/Arben Mikullovci

Me datë 13.10.2021 kompania jonë humbi Drejtorin-Familjarin, Agron (Halit) Mikullovci, i cili dha shumë për ne.
Var*rimi i të ndjerit bëhet më 14.10.2021 – Ora 13:00 (me drekë)
Funerali niset nga Xhamia Karamanli dhe varroset në varrezat e qytetit
të Vushtrrisë në Fshatin Begaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews