Ndërsa foshnja është në barkun e nënës, ajo kujdeset përmes dietës që t’i sigurojë fetusit të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme për shëndetin e tij.
Më vonë, ndërsa rritet, ushqimet që prindërit e tij kanë përfshirë në programin e tij luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Madje ka edhe të ashtuquajturat super ushqime që luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe është mirë t’i përfshini në dietën e tij.
Shihni pesë prej tyre:
Spinaqi:
Është një ushqim i pasur me hekur dhe antioksidantë dhe mund ta vendosni ose në byrekë ose në supa që gatuani për fëmijën tuaj.

Fara e lirit:
Mund të shoqërojë me lehtësi drithërat e tij.

Mango:
Ka një sasi të madhe të vitaminës C dhe mban dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të fëmijëve të shëndetshëm.

Brokoli:
Një nga super ushqimet e rëndësishme. Ai mund ta hajë atë të thjeshtë ose në supë.

Kungulli:
Super ushqim ideal për supat e fëmijëve tuaj pasi është i pasur me magnez, kalium dhe vitamina./abcnews.al







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)







