Ballina Argëtim Kuriozitete Mësuesit në Indi i hiqen plot 156 gurë nga veshkat

Mësuesit në Indi i hiqen plot 156 gurë nga veshkat

Një burri në Indi i janë hequr plot 156 gurë nga veshkat këtë javë. 50-vjeçari, një mësues nga Hubi në Karnataka të Indisë, kishte shkuar në spital me dhimbje.

Ky është numri më i madh i gurëve në veshka që janë hequr nga ndonjë pacientë, duke përdorur laparaskopinë dhe endoskopinë në vend të një operacioni të madh.

Basavaraj Madiwalar, kishte dhimbje të papritur pranë barkut dhe ekzaminimi tregoi praninë e një grumbulli të madh gurësh në veshka.
Procedura e heqjes së 156 gurëve në veshkë zgjati plot tre orë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews