Ballina Argëtim Kuriozitete Pamje të rralla: Foka Mesdhetare viziton bregdetin e Shqipërisë (VIDEO)

Pamje të rralla: Foka Mesdhetare viziton bregdetin e Shqipërisë (VIDEO)

Një pamje e rrallë është filmuar në ujërat e vendit tonë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë ka publikuar disa pamje të rralla të fokës mesdhetare.

Ajo është kapur në parkun Kombëtar Detar Karaburun –Sazan. Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor “Monachus monachus” është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare, pasi në vendin tonë mendohet se ka më se 700 individë nga kjo specie.

Postimi

Ju përshëndesim me këtë video të fokës mesdhetare nga Parku Kombëtar Detar Karaburun -Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.

Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjensitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews