Një moment dëshpërimi i thellë për shkak të një lëndimi në zemër, për pak sa nuk u kthye në një tragjedi fatale për Klaudjon, një i ri me një adoleshencë mjaft të trazuar. Në një rrëfim prekës dhe plot pendesë, ai ka treguar çastin dramatik kur mori makinën me shpejtësi skëterrë për t’i dhënë fund jetës.
Mes tmerrit dhe ankthit, vëllai i tij i madh i doli para mjetit duke iu lutur mes lotësh që të ndalonte, një imazh që sot Klaudjos i kthehet rregullisht si një makth. Pavarësisht thirrjeve dëshpëruese, rrugëtimi i çmendur përfundoi me një përplasje të fuqishme pas bordurës së autostradës, ku vëllai i tij u shtri përtokë duke bërtitur, i shokuar, pasi mendonte se ai kishte vdekur.
Ardit Gjebrea: Po edhe ti ke pasur një moment dëshpërimi, një çështje zemre kam përshtypjen.
Klaudjo: Po kam pasur. Kam pasur vuajtje shumë sidomos me vëllain, tim ka qenë i vogël, mosha 15-16 vjeç dhe pata diçka zemre…
Ardit Gjebrea: Re në dashuri?!
Klaudjo: Jo, jo pata diçka zemre, që dua ta mbaj për vete. Mu lëndua zemra dhe mora makinën e vëllait dhe ika u largova.
Ardit Gjebrea: Po çfarë të tha mendja, çfarë doje që të bëje?
Klaudjo: Nuk e doja më jetën!
Ardit Gjebrea: Po ia vlen për një gjë zemre?! Sa herë do të të dhembë zemra ty dhe aq do të mendosh që të vrasësh veten?! Zemrat ikin e vijnë, por jeta një është! Dhe mora makinën dhe ike me shpejtësi…
Klaudjo: Po me shpejtësi të lartë, në rrugët e fshatit. Vëllai la punën, mami u bë merak shumë. Sa herë e kujtoj rrugën e fshatit, ose kur ikën me shpejtësi vëllai më del një makth para fytyre, një tmerr. Nuk iu binda, vëllai më dilte para makinës dhe më thoshte “aman i vëllai im ndalo”. Unë nuk e dëgjova ika me shpejtësi të lartë dhe u përplasa me bordurën e autostradës.
Ardit Gjebrea: Klaudjo kur u përplase me bordurën e autostradës çfarë bëri vëllai?
Klaudjo: Kur u përplasa me bordurën vëllai u shtri barkas dhe bërtiste me të madhe “ku është vëllai im”, kujtonte se kisha vdekur.















