Ballina Shëndeti Ushqimet që do t’ju forcojnë muskujt

Ushqimet që do t’ju forcojnë muskujt

Masa e muskujve jo vetëm që ndikon në pamjen e trupit tuaj por gjithashtu ndihmon me aktivitetet e përditshme. Edhe pse mund të vëreni një ndryshim pas stërvitjes, kjo nuk do të thotë që masa e muskujve është rritur por është një ënjtje e përkohshme.

Rritja e vërtetë e muskujve kërkon kohë, ushqim të duhur dhe qëndrueshmëri në stërvitjet tuaja. Pa këto tre elementë, është e vështirë dhe madje e pamundur të rrisni masën tuaj muskulare. E rëndësishme është të dini se ushqimet e mëposhtme ndihmojnë në forcimin e muskujve.

Vezë

Duke pasur parasysh sasinë e proteinave në një vezë – 6 gramë në një vezë të madhe dhe 7 në një vezë shumë të madhe – nuk është për t’u habitur që shumica e njerëzve zgjedhin këtë ushqim për të marrë proteinën e tyre.

Kos

Kosi është një nga mënyrat më të shijshme për të rritur marrjen tuaj të proteinave. Thjesht shtoni disa copa frutash dhe pak mjaltë. Kosi është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit.

Ton

Ton është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe acide yndyrore omega-3. Ndërsa ka shumë mënyra për ta shijuar atë, opsioni më i lehtë dhe më i shpejtë është ton i konservuar.

Kefir

Kjo pije është e pasur me proteina dhe probiotikë. Diçka midis qumështit dhe kosit, kefiri mund të jetë baza për smoothie-t më ushqyese.

Salmon

I pasur me proteina, acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D, salmoni nuk duhet të mungojë në dietën tuaj.

Gjoksi i gjelit të detit

Mishi i gjelit të detit është një burim shumë i mirë i proteinave.

Thjerrëzat

Thjerrëzat dhe bishtajoret në përgjithësi janë një nga burimet më të mira të proteinave vegjetale dhe kanë veçorinë e veçantë se ato përmbajnë disa aminoacide esenciale (material ndërtues i proteinave). Për një vlerë edhe më të madhe ushqyese, kombinojini ato me oriz.

Kuinoa

Quinoa është jashtëzakonisht e pasur me proteina, por gjëja më e habitshme është se, ndryshe nga shumica e ushqimeve bimore, është një burim i proteinave të plota dhe furnizon trupin e njeriut me aminoacidet e nevojshme, të cilat nuk mund t’i sintetizojë vetë.

Kjo në thelb do të thotë që cilësia e proteinave të saj është e ngjashme me atë të qumështit, mishit, shpendëve dhe peshkut, të cilat i përkasin kategorisë së proteinave të plota. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews