Ballina Argëtim Kuriozitete Ky qytet ka formën e një njeriu

Ky qytet ka formën e një njeriu

Një qytet i vogël italian është fotografuar nga lart, duke zbuluar formën e tij që ka një ngjashmëri të çuditshme me një person. Centuripe, i ndodhur në ishullin e Siçilisë, është fotografuar nga ajri nga një dron, duke zbuluar formën e tij me pesë cepa.

32-vjeçari Pio Andrea Peri zbuloi për herë të parë formën njerëzore të qytetit kur shikonte vendin në Google Earth. Forma e këtij vendi është krahasuar me shumë gjëra, duke përfshirë një person, një yll me pesë cepa, një dallëndyshe me krahë të hapur dhe Njeriun Vitruvian të Leonardo Da Vinçit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews