Ballina Kronika Emisioni televiziv gjerman zbulon një vrasje pas 35 vitesh

Emisioni televiziv gjerman zbulon një vrasje pas 35 vitesh

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Plot 35 vjet u desh të kalonin për t’i rënë në gjurmë një vrasje.

Dhe kjo falë një emisioni televiziv të njohur si “Achtenzeichen XY”.

Në vitin 1988-të ishte vrarë 24 vjeçarja, Petra Nohl.

Me këtë rast nga policia e Kolnit është arrestuar një 56-vjeçar, si i dyshuar për rastin “Cold Case” apo “Çështja e ftohtë”.

Burri dyshohet se ka vrarë një vajzë gjatë festimit të karnavaleve në Altstadt.

Ky rezultat erdhi vetëm disa javë pasi u transmetua në një emision televiziv që trajtonte çështje të pazgjidhura në Gjermani të quajtur “Rasti i pazgjidhur numër XY”.

Hetuesit e gjurmuan të dyshuarin falë një raporti dëshmitar gjatë një shfaqjeje krimi dhe çështja u rihap në vitin 2022, pasi hetuesit specialë në Njësinë e “Rastit të Ftohtë” të Krimeve të Mëdha të policisë së shtetit kryen analiza të reja të ADN-së dhe filluan të kërkonin informacion, shkruajnë mediat gjermane.

Video bonus

Kjo bëri që të hetohen sërish rrethanat e vrasjes së 24-vjeçares Petra Nohl në emisionin televiziv.

“Një kombinim i analizës së ADN-së të kryer nga puna hetimore e Departamentit të Policisë Kriminale të Kolnit dhe informacioneve të siguruara pas shfaqjes çuan në trajtimin e 56-vjeçarit si i dyshuar”, ka thënë policia.

Emisioni i krimit “Aktenzeichen XY” transmetohet një herë në muaj në shërbimin publik ZDF, dhe shfaqet që nga viti 1967.