Ballina Lajme Pas padisë, Rama përsëri godet Haradinajn – e quan patriot hipokrit

Pas padisë, Rama përsëri godet Haradinajn – e quan patriot hipokrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas padisë që paraqiti një ditë më parë në Gjykatën e Themelore të Prishtinës ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.

Teksa i përgjigjej një komentuesi në rrjetin social Facebook, në internet, se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar Masakrën e Reçakut, Rama shprehu keqardhje për ata që e mallkojnë.

Ai e ka goditur përsëri shefin në detyrë të ekzekutivit kosovar, duke e quajtur patriot hipokrit.

“Keqardhje e turp per ty dhe kedo tjeter si ti që prej Kosove me shan e me mallkon paturpersisht, per tradhetira imagjinare e per poshtersira te sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman!”, është shprehur Rama.

“Une kam bere, bej e do bej gjithcka mundem per Shqiperine e per Kosoven po njesoj, e nuk kam ndermend as te terhiqem, as te perkulem, perballe kesaj armate trushkulurish, shpifesish e parazitesh, sepse jam me te drejten dhe me te verteten, qe edhe kur vonon nuk harron asnjehere…”, ka shkruar ai.

Tetova News në YouTube:

“E sa per Reçakun, ato viktima te pafajshme te agresionit serb nuk i nderon aspak zoteria jote duke me fyer mua, ashtu sikunder viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i perdorur per politiken e ulet, qe i ndan njerezit ne patriote e ne tradhetare!”, ka thënë Rama.

“Kjo ishte pergjigja ime per ty, teksa ndjek me shume keqardhje se si ajo lloj politike po i’a merr Kosoves frymen e fytyren, ne syte e njerezve te thjeshte dhe te miqve te medhenj nderkombetare, te cilet habiten gjithnje e me shume nga paaftesia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojne se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin pergjegjesive te tyre para popullit dhe te ardhmes se Kosoves!”, ka shkruar