Ballina Kronika Policia zbardh në tërësi rrëmbimin e 26-vjeçarit nga Tetova

Policia zbardh në tërësi rrëmbimin e 26-vjeçarit nga Tetova

     Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë e ka zbardhur në tërësi rrëmbimin e 26-vjeçarit I.B. nga Tetova, që u raportua më 3 mars të këtij viti dhe në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër 38-vjeçarit M.H. nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,,Rrëmbim” (neni 141 nga Kodi Penale i RMV-së)

     I denoncuari M.H. dyshohet se atë natë, rreth orës 22 e 30 minuta, së pari e ka telefonuar personin I.B. dhe më pas me përdorimin e forcës, e ka futur në veturën e tij ,,Folkcvagen Golf” me targa të Tetovës, në të cilën kanë qëndruar edhe dy persona tjerë nga Tetova, me ç’rast janë drejtuar drejt fshatit Falisht, dhe kanë ndaluar në një rrugë fushe të paasfaltuar, ku M.H. e ka keqtrajtuar fizikisht, e ka nxjerrë nga vetura, e ka zhveshur dhe ia ka marrë veshmbathjet dhe dy celularë që i ka pasur me vete, ndërsa pak më vonë i’a kanë kthyer veshjet dhe celularët dhe me veturën janë larguar nga vendi, kurse I.B. në këmbë dhe më pas me taksi është kthyer në Tetovë.

   Dje (9mars) M.H. është privuar nga liria, kurse sot (10 mars) është dërguar përpara gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, i cili  ka caktuar masa paraburgimi afat prej 30
ditësh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews