Ballina Kronika Incident në Tetovë

Incident në Tetovë

Dje (26-maj), në ora 19 e 30 minuta, në Stacionin policor të Tetovës, 47-vjeçari G.A. nga Tetova, ka denoncuar se ka qenë i s u l m u a r fizikisht nga një person i cili ka qenë me veturë ,,Audi A4” me targa të Tetovës. Sipas denoncimit, rreth orës 14.00 deri sa ka qenë në punë si shofer taksie, në rrugën regjionale Tetovë-Zhelinë, përpara bazës së taksi-kompanisë ku ai punon, personi e ka s u l m u a r fizikisht, pasi që paraprakisht e ka ndjekur me veturën e tij, prej te rrethrrotullimi në mes bulevardit ,,Iliria” dhe bulevardit ,,Vidoje Smilevski-Bato” ku kanë pasur një mosmarrëveshje rreth përparësisë së kalimit.

Gjithashtu, sipas denoncimit, personi në fjalë ka nxjerrë p i s t o l e t ë n dhe e ka k ë r c ë n u a r denoncuesin.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews