Ballina Kronika Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Sllatinë

Një këmbësor goditet për vdekje nga vetura në Sllatinë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar për Gazetën Express se një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.