Ballina Aktualitet Kandidati për president të Serbisë foto me Osmanin: Diskutuam për zgjidhjen finale...

Kandidati për president të Serbisë foto me Osmanin: Diskutuam për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës

Kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq, ka publikuar një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Sanduloviq ka thënë se ka shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.

“Ishte nder për mua të shkëmbeja mendime me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Kjo foto si dhe fotoja ime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është dëshmi se zgjidhja ekziston edhe pa presidentin e Republikës së Serbisë”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

@tn.lajmelokale
@tetovanews